Von der Leyen viziton Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut, lë jashtë Serbinë dhe Bosnjën
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nuk do të vizitojë Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën gjatë turit të ...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nuk do të vizitojë Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën gjatë turit të ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e lidhi rritjen e kostos së jetesës me korrupsionin dhe mënyrën si shpërndahen p...
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për shitjen me pakicë dhe shumicë të naftës dhe benzinës, pas shpallje...
Ish-drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Fier, E.S., dhe shtetasi E.H., i dyshuar si përfitues i gjashtë pronave...
Sandro Mazzola, simboli i Interit dhe legjenda e kombëtares italiane të futbollit, është ndarë nga jeta në moshën 83-vje&cc...
Përshkallëzohet situata ushtarake në Lindjen e Mesme, ndërsa Arabia Saudite është goditur sërish gjatë natës. Nj&...
Akuza të reja kanë dalë në dritë lidhur me metodat e përdorura nga mjekët Karneadou, Elias Theodoropoulos dhe Ioanna Gaka, t&...
Reforma e re Territoriale duhet të shoqërohet me një riorganizim të plotë administrativ, financiar dhe zgjedhor të pushtetit ven...
Të dielën, më 20 shtator, qytetarët në Berlin dhe në Mecklenburg-Pomeraninë Perëndimore do t’u drejtohen kutive ...
Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, pasi moti do të karakterizohet nga kthje...

Udhëheqësit evropianë janë të shqetësuar se presidenti rus Vladimir Putin mund të urdhërojë një rritje të mobilizimit ushtarak dhe të përshkallëzojë sulmet hibride ndaj vendeve të NATO-s pas zgjedhjeve të kësaj fundjave në Rusi. Sipas një raportimi të gazetës britanike “The Telegraph”, burime perëndimore të inteligjencës besojnë se Moska po krijon kushtet administrative për një “mobilizim të heshtur”, që mund të sjellë thirrjen në shërbim të mijëra qytetarëve rusë.
“Po shohim përgatitje administrative që do ta bëjnë këtë të mundur, nëse merret vendimi”, tha një burim i inteligjencës për “The Telegraph”. Sipas zyrtarëve perëndimorë të cituar nga gazeta, Putin po përgatitet të rrisë presionin ushtarak ndaj Ukrainës, ndërsa paralelisht mund të shtohen veprimet kundër aleatëve të Kievit në Evropë. Ata vlerësojnë se një mobilizim i ri mund të lidhet jo vetëm me nevojat e luftës në Ukrainë, por edhe me synimin për të krijuar kapacitete të reja ushtarake përgjatë kufirit perëndimor të Rusisë me NATO-n.
Burimet e inteligjencës, sipas raportimit, e konsiderojnë situatën në Ukrainë gjithnjë e më të vështirë për Moskën, pas humbjeve të mëdha të forcave ruse dhe mungesës së një përparimi vendimtar në fushën e betejës. Megjithatë, sipas tyre, Putin mund të jetë duke zgjedhur përshkallëzimin në vend të një procesi të drejtpërdrejtë negociatash për paqen.
Shqetësimet evropiane janë shtuar edhe pas raportimeve se SHBA po shqyrton mundësinë e reduktimit të pranisë së saj ushtarake në Evropë. Sipas këtyre raportimeve, Pentagoni po konsideron tërheqjen e 25 mijë deri në 40 mijë trupave, së bashku me disa avionë, anije dhe sisteme armësh. Uashingtoni i ka mohuar këto pretendime, ndërsa komandanti i lartë i NATO-s ka zhvilluar bisedime me drejtues të Pentagonit për vendosjen e forcave amerikane në Evropë. Zyrtarë evropianë të mbrojtjes dhe sigurisë shprehen privatisht të shqetësuar se lufta në Ukrainë mund të jetë paralajmërim për një fushatë më të koordinuar të Rusisë kundër vendeve të NATO-s, përmes sulmeve hibride, sabotimeve dhe veprimeve të tjera që mund të testojnë kohezionin e Aleancës.
Në Francë, presidenti Emmanuel Macron ka udhëzuar zyrtarët të hartojnë një plan për mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe industrisë së mbrojtjes nga sabotimet e mundshme. Macron deklaroi se kërcënimi hibrid rus ndaj Evropës dhe Francës është intensifikuar dhe se synimi i tij, sipas tij, është të frikësojë vendet evropiane dhe të dobësojë mbështetjen për Ukrainën.
Edhe kryeministri polak Donald Tusk ka paralajmëruar për mundësinë e sulmeve me raketa ndaj vendeve që mbështesin Ukrainën. Sipas tij, Moska mund të përpiqet që incidente të tilla t’i paraqesë si “aksidente”, me qëllim testimin e reagimit dhe kohezionit të NATO-s.
A po përgatitet Rusia për mobilizimin e 300 mijë ushtarëve?
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar më herët se inteligjenca ukrainase beson se Rusia po planifikon të thërrasë rreth 300 mijë ushtarë shtesë. Megjithatë, zyrtarë perëndimorë të inteligjencës kanë shprehur dyshime nëse Rusia ka pajisjet dhe kapacitetet e nevojshme për të dërguar një numër kaq të madh ushtarësh të rinj në front. Sipas tyre, një mobilizim masiv dhe publik në përmasa të tilla duket i pamundur. Në vend të tij, burimet flasin për një formë “rekrutimi të heshtur”, përmes rritjes së kontratave të rekrutimit dhe presionit ndaj kategorive të ndryshme të qytetarëve, përfshirë persona që presin gjyqin, individë me borxhe të papaguara apo njerëz me probleme që lidhen me studimet.
Edhe “Bloomberg” raportoi të premten për shqetësime brenda strukturave ruse se një mobilizim më i gjerë mund të jetë pranë. Sipas raportimit, dokumente ruse tregojnë rritje të aktivitetit në qendrat e rekrutimit, ndërsa disa qytetarë rusë thuhet se po përpiqen të zhvendosin jashtë vendit paratë dhe asetet e tyre për të shmangur rekrutimin. Ndërkohë, tensionet mes Moskës dhe Londrës janë përshkallëzuar. Rusia ka paralajmëruar se objektet britanike në Ukrainë mund të konsiderohen “objektiva legjitime” nëse përdoren për të mbështetur sulme në shkallë të gjerë ndaj territorit rus.
Ministria e Jashtme ruse thirri zëvendëskryetaren e misionit diplomatik britanik në Moskë, Danae Dolakia, për të protestuar ndaj mbështetjes së Londrës për Ukrainën. Diplomates britanike iu përcoll paralajmërimi se Rusia mund të ndërmarrë masa hakmarrëse. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike e cilësoi këtë si një tjetër përpjekje të Moskës për të larguar vëmendjen nga pushtimi i Ukrainës dhe për të diskredituar Mbretërinë e Bashkuar. Në zhvillimet e fundit, presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar gjithashtu “Lindsey O. Graham Act for Sanctioning Russia and Iran” të vitit 2026, i cili autorizon sanksione dhe tarifa ndaj Rusisë dhe zgjeron sanksionet ekzistuese ndaj Iranit.
Presidenti amerikan Donald Trump tha se beson se lufta me Iranin do të përfundojë së shpejti dhe se, pas përfundimit të konflikt...
Të dielën, më 20 shtator, qytetarët në Berlin dhe në Mecklenburg-Pomeraninë Perëndimore do t’u drejtohen kutive ...
Një raport i rremë inteligjence, i përpiluar me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, për pak sa nuk e çoi ushtrinë a...
Mohammad Abdul Zinati, 15-vjeçar, po kthehej në shtëpi nga shkolla përmes rrënojave në rrugën “Salah Khalaf” n&...
Ky është momenti kur një burrë, gjysmë i zhveshur, u rrëzua nga një dritare teksa tentonte të arratisej, pasi dyshohet s...
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se CNN, MS NOW dhe Politico nuk do të lejohen më në Shtëpinë e Bardhë, duke i akuzuar...
27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) nuk arritën një marrëveshje për zgjatjen e sanksioneve individuale ndaj Rusisë.....
Një ndërhyrje jashtëzakonisht komplekse kirurgjikale është realizuar me sukses në një spital pediatrik në St. Louis, SHB...
Një sulm u regjistrua të premten në mëngjes në një shkollë në Romë. Një nxënës 13-vjeçar sulm...
Protestues në vende të ndryshme të botës kanë dalë në rrugë për të shprehur zemërimin ndaj rritjes së...