Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
BOTA

Fshihej në një ndërtesë të braktisur, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e gazetarit italian

P
Piranjat25 July 2026, 09:15 · 2 min lexim
Fshihej në një ndërtesë të braktisur, arrestohet

Policia italiane ka ndaluar një person të dyshuar për vrasjen e gazetarit nga Salerno, Luigi “Luca” Esposito, trupi gjysmë i djegur i të cilit u gjet mes natës së 18 dhe 19 korrikut në zonën rurale në periferi të Ebolit. Sipas autoriteteve, i dyshuari është një 26-vjeçar me origjinë tuniziane, i cili u lokalizua gjatë natës në një ndërtesë të braktisur, jo shumë larg vendit ku u zbulua trupi i gazetarit.

Karabinierët e Njësisë Hetimore të Komandës Provinciale të Salernos arritën ta identifikonin të dyshuarin duke analizuar pamjet e kamerave të sigurisë dhe duke i krahasuar ato me të dhënat e telefonave celularë të mbledhura gjatë hetimeve.

Sipas hetimeve paraprake, Luigi Esposito ishte ende gjallë, megjithëse në agoni nga plagët e marra, kur trupit të tij iu vu zjarri. Ekspertiza mjeko-ligjore tregon se gazetari ishte dhunuar brutalisht, ndoshta edhe me një send të fortë. Në fytyrën e tij janë konstatuar shenja të rënda dhune, ndërsa arma e përdorur në sulm dhe telefoni celular i viktimës nuk janë gjetur ende.

Shkaku i vdekjes është përcaktuar si asfiksi. Hetuesit dyshojnë se Esposito është mbytur. Analizat kanë konfirmuar gjithashtu se ai kishte thithur tym, çka tregon se ishte ende gjallë kur u përfshi nga flakët.

Mary Esposito, mike e gazetarit të ndjerë, tha se pret me ankth zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Po pres me ankth lajme të sigurta. Në fillim përpiqesh të reagosh, por tani po e kuptoj gjithnjë e më shumë atë që ka ndodhur. Nuk është e lehtë ta pranosh gjithë këtë.

Luca nuk e meritonte të trajtohej në këtë mënyrë, për shkak të njeriut të mrekullueshëm që ishte. Kam besim në punën që po bën prokurori Cantone. Herët a vonë, e vërteta duhet të dalë në dritë”, u shpreh ajo.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.