Ghalibaf: Irani nuk ka paqe me SHBA-në dhe nuk do ta njohë Izraelin

Kryetari i Parlamentit iranian dhe kryenegociatori Mohammad Bagher Ghalibaf deklaroi se Irani vijon të ketë mosmarrëveshje të thella me Shtetet e Bashkuara, pavarësisht memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar së fundmi. Ai theksoi se zbatimi i marrëveshjes mbetet i vështirë, ndërsa ritheksoi se Teherani nuk do ta njohë Izraelin dhe do të vazhdojë mbështetjen për të ashtuquajturin "bosht i rezistencës”, përmes mjeteve ushtarake dhe diplomatike, sipas nevojës.
Sipas mediave të huaja, ai vuri në dukje se Irani duhet të shmangë negociatat vetëm për hir të negociatave.
Ghalibaf tha gjithashtu se paqja në Liban nuk mund të ruhet pa Iranin dhe atë që ai e përshkroi si rolin stabilizues të Teheranit në rajon.
Kryenegociatori i Iranit i bëri këto komente gjatë një takimi në Teheran me Mohammad Fnais, një zyrtar i lartë i Hezbollahut, i cili gjithashtu udhëtoi për në Iran për të marrë pjesë në funeralin e Khameneit. Mësohet se, Ghalibaf ka thënë se Teheran e ka bërë Libanin një çështje qendrore në negociatat që çuan në nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit Iran-SHBA.
"Ne i vumë theks të veçantë integritetit territorial dhe sovranitetit të Libanit", tha ai.
Në të njëjtën kohë, ai vlerësoi veprimin e Hezbollahut kundër Izraelit në anën e Iranit gjatë luftës SHBA-Izrael, duke e përshkruar atë si një pikë kthese në histori, e cila nxori në pah lidhjen e pathyeshme midis Iranit dhe organizatave të boshtit të rezistencës.
Lexo edhe
BOTA
Shqetësim për planet e Putinit, ishulli Baltik përgatitet për pushtimin rus

Natë terrori në Kiev me breshëri sulmi nga raketat ruse! Shpërthime të fuqishme, zjarre dhe të paktën 8 viktima

Pas Louvre, grabitet edhe muzeu Lalique në Francë! Vidhen bizhuteri me vlerë rreth 4 milionë euro

Netanyahu: Fshatrat e krishtera në Liban kanë kërkuar të aneksohen nga Izraeli! Duan t’i mbrojmë nga Hezbollahu

Tragjedia në Venezuelë, mbi 3,300 viktima të shkaktuar nga tërmetet varrosen me numra në vend të emrave

Natë terrori në Kiev/ Rusia lëshon breshëri raketash, tetë të vrarë dhe 24 të plagosur nga shpërthimet e fuqishme

Zelensky u bën thirrje qytetarëve të jenë vigjilentë: Rusia po planifikon sulm masiv

Një amerikan fiton 1.3 milionë dollarë në të njëjtën lotari që fitoi 15 vjet më parë





