Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset
BOTA

Gjermani/ Flakët përfshijnë qindra hektarë pyje! Evakuohen rreth 2 mijë banorë

P
Piranjat14 August 2026, 22:21 · 1 min lexim
Gjermani/ Flakët përfshijnë qindra hektarë pyje! Evakuohen

Një zjarr i madh pyjor ka detyruar rreth 2 mijë banorë të evakuohen nga zona e Hürtgenwald, në landin Nordrhein-Westfalen të Gjermanisë.

Flakët, të favorizuara nga erërat e ndryshueshme, iu afruan fshatit Gey, ndërsa banorëve iu kërkua të merrnin me vete vetëm dokumentet, ilaçet dhe sendet më të domosdoshme.

Në operacionin për shuarjen e zjarrit janë angazhuar helikopterë të policisë, zjarrfikës dhe pajisje të ushtrisë gjermane.

Autoritetet vlerësojnë se zjarri ka prekur të paktën 200 hektarë, ndërsa sipërfaqja e dëmtuar mund të arrijë deri në 300 hektarë.

Ministrja e Bujqësisë së Nordrhein-Westfalen, Silke Gorißen, e cilësoi situatën si një nga zjarret më të mëdha në historinë e landit. Ministri i Mjedisit, Oliver Krischer, tha se përmasat e zjarrit janë “tronditëse” dhe se ngjarja tregon ndikimin gjithnjë e më të madh të ndryshimeve klimatike.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.