Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
BOTA

Gjermania vendos taksë për pijet që përmbajnë më shumë se 5 gramë sheqer, të ardhurat do të shkojnë në mbështetje të fondeve të sigurimit shëndetësor 

P
Piranjat19 July 2026, 18:00 · 3 min lexim
Gjermania vendos taksë për pijet që përmbajnë

Rreth 650 milionë euro pritet të mbledhë qeveria gjermane vitin e ardhshëm nga taksa e planifikuar , e quajtur taksa mbi sheqerin. Këtë e deklaroi ministrja e Shëndetësisë, Nina Warken (CDU), për rrjetin editorial gjerman Redaktionsnetzëerk Deutschland (RND). Taksa do të aplikohet për pijet e ëmbëlsuara me sheqer.

Komisioni i ngritur nga qeveria në Gjermani ka rekomanduar një taksë të shkallëzuar sipas përmbajtjes së sheqerit: Nëse një pije përmban më shumë se 5 gramë sheqer për 100 mililitra, prodhuesit do të paguajnë rreth 26 cent për litër. Për pijet me më shumë se 8 gramë sheqer për 100 mililitra, tarifa do të jetë 32 cent për litër.

Sipas Warken, nga të ardhurat shtesë do të përfitojnë fondet ligjore të sigurimit shëndetësor. "Paketa e kursimeve parashikon që sigurimi shëndetësor të marrë më shumë mjete nga taksat”, shpjegoi ministrja. "Detajet do t'i përcaktojmë së bashku me Ministrinë e Financave.” Ajo shtoi se qeveria synon të veprojë në përputhje me rekomandimet e ekspertëve të Komisionit Financiar për Shëndetësinë, të cilin e ka ngritur vetë. 

Taksa mbi sheqerin - mjet për stabilizimin e financave të sigurimeve shëndetësore

Fakti që taksa mbi sheqerin, e diskutuar prej vitesh, tani pritet të bëhet realitet, lidhet me vështirësitë financiare të fondeve ligjore të sigurimit shëndetësor. Kjo taksë është një nga 66 propozimet e komisionit të ekspertëve për stabilizimin e financave të sigurimeve shëndetësore publike.

Përveç të ardhurave që do të sjellë kjo taksë, ekspertët vlerësojnë se fondet e sigurimit do të kursejnë edhe më shumë para në afat të gjatë, pasi mund të parandalohet përhapja e sëmundjeve të lidhura me konsumimin e tepërt të sheqerit, si për shembull diabeti. Vende të tjera, si Britania e Madhe, e kanë vendosur prej kohësh një taksë të tillë për pijet e ëmbëlsuara me sheqer. Në Gjermani, politika deri më tani ishte mbështetur kryesisht te vullneti i industrisë për të ulur përmbajtjen e sheqerit dhe te ndërgjegjësimi i konsumatorëve për të bërë vetë zgjedhje më të shëndetshme./DW

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.