Përfshihet nga flakët restoranti në Librazhd, vetëm dëme materiale
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
20-vjeçari shqiptar Rogert Ajdini ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës, mëngj...
Gjykata e Krimeve të Rënda në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, të riun që në ma...
Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas plagosjes me plumb gome në sy të protestuesit Erion Vishkulli, ka çuar hetuesit tek Forcat e N...
Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë me ndeshjet e javës së 9-të, të cilat do të zhvillohen të m&eu...
Një studente e Mjekësisë, e cila i është bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit, ka ngritur shqetësi...
Revolta e studentëve dhe e pedagogëve përpara Ministrisë së Arsimit vijon edhe sot më 27 tetor. Protestuesit i kanë vendosur ...
Individët me paga bruto mbi 700 mijë lekë në muaj do të përballen me një normë më të lartë tatimi mbi t&e...
Gjatë protestës së zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit, studentët kanë shprehur revoltën e tyre jo vetëm m...
Microsoft po ofron një plan të ri për largim vullnetar nga puna për rreth 60,000 punonjës në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Indi dh...

“I besoj dashurisë me shikim të parë”. E thënë nga Vladimir Putin, kjo fjali tingëllon si një çarje e papritur në granitin e pushtetit. Pak fjalë, të shqiptuara gjatë “Linjës së Drejtpërdrejtë” të fundvitit, mjaftojnë për të hapur kapitullin më enigmatik të liderit të Kremlinit: jetën sentimentale.
“Jam i dashuruar”, shton ai, pa emra, pa detaje. Dhe pikërisht kjo heshtje, e kultivuar prej vitesh si doktrinë, ringjall pyetjen që e shoqëron që nga momenti kur u ngjit në majën e pushtetit: kush janë, në të vërtetë, gratë e jetës së Putinit?
Putini e ka mbrojtur gjithmonë privatësinë e tij si një kufi strategjik. Asnjë rrëfim intim, asnjë ekspozim, asnjë narrativë familjare. Megjithatë, me kalimin e kohës, rreth figurës së tij është ndërtuar një hartë femërore e përbërë nga martesa zyrtare, thashetheme këmbëngulëse, hetime gazetareske dhe hije që nuk janë shpërndarë kurrë. Një mozaik që flet shumë për natyrën e pushtetit rus dhe mënyrën si ai e koncepton botën.
Martesa zyrtare dhe fundi i familjes publike
E vetmja martesë e njohur zyrtarisht është ajo me Ljudmila Skrebneva, ish-stjuardesë, me të cilën Putini u martua më 28 korrik 1983. Bashkë kaluan vitet e formimit dhe shërbimit në KGB, përfshirë edhe periudhën në Dresden të Gjermanisë Lindore. Nga kjo martesë lindën dy vajza: Marija (1985) dhe Ekaterina (1986).
Kur Putini u bë president në vitin 2000, Ljudmila ishte formalisht Zonja e Parë, por jeta e përbashkët kishte kohë që ishte shpërbërë. Divorci u njoftua në vitin 2013, në një dalje televizive me ton të ftohtë dhe burokratik. Fund martese, fund familjeje zyrtare. Që nga ai moment, jeta private e presidentit zhduket pothuajse krejtësisht nga skena publike.
Alina Kabaeva, “mbretëresha” e heshtur
Emri që lidhet më fort me Putinin është ai i Alina Kabaevas, ish-kampione olimpike e gjimnastikës ritmike, simbol i disiplinës dhe elegancës, më pas figurë politike dhe mediatike. Sipas shumë burimeve dhe hetimeve jozyrtare, Kabaeva është partnerja aktuale, dhe ndoshta bashkëshortja e fshehtë e presidentit rus, me të cilin thuhet se ka dy fëmijë.
Asgjë nuk është konfirmuar kurrë. Por gjurmët të çojnë larg Moskës: Zvicër, Lugano, klinika luksoze, rezidenca të mbrojtura. Pikërisht aty Alina mendohet se jeton me fëmijët e Carit. Emri i saj ka qenë gjithashtu objekt i sanksioneve ndërkombëtare, ndërsa në Zvicër u promovua edhe një peticion publik për largimin e saj nga vendi.
Nga gruaja e pastrimit te milionerja
Një tjetër histori duket sikur vjen nga një roman mbi kapitalizmin rus post-sovjetik. Svetlana Krivonogikh, ish pastruese në Shën Petersburg, është përmendur nga disa hetime si një ish-partnere e mundshme e Putinit. Sot ajo është një sipërmarrëse shumë e fuqishme: magnate e pasurive të paluajtshme, anëtare e bordit të Bank Rossiya dhe aksionere në resortin luksoz të skive Igora.
Sipas rindërtimeve gazetareske, nga kjo marrëdhënie mendohet të ketë lindur Elizaveta Krivonogikh, e njohur edhe si Luiza. Nënë e bijë kanë jetuar për vite në një pronë luksoze mbi 4 milionë dollarë në Monte Carlo, e blerë përmes një kompanie offshore të dalë në dritë nga Pandora Papers.
Në vitin 2020, pas një hetimi të medias ruse Proekt, Luiza u kthye papritur në një personazh shumë të ndjekur në rrjetet sociale, me mbi 100 mijë ndjekës. Foto luksi, udhëtime, jetë jet-set. Pastaj erdhi lufta në Ukrainë: komentet kundër pushtimit dhe kundër “babait të supozuar kriminel lufte” përmbytën profilet e saj. Llogaritë u fshinë. Heshtja u rikthye.
Mes emrave që qarkullojnë prej vitesh është edhe Victoria Lopyreva, Miss Rusia 2003, figurë televizive dhe ambasadore e Kupës së Botës 2018. Sot ajo lidhet me biznesmenin rus Igor Bulatov, por emri i saj mbetet pjesë e atij kori zërash dhe hamendësimesh që shoqërojnë prej kohësh jetën private të presidentit.
Pushtet absolut, privatësi absolute
Në fund, historitë e grave të Putinit nuk janë thjesht kronikë thashethemesh. Ato janë pasqyrë e një pushteti që kontrollon gjithçka, edhe narrativën personale. Në Rusi, ashtu si në oborret perandorake të së shkuarës, dashuria, familja dhe intimiteti nuk janë çështje private, por pjesë e arkitekturës së pushtetit. Dhe ndoshta pikërisht për këtë arsye, Carit të Kremlinit i lejohet të thotë vetëm kaq: “Jam i dashuruar”. Pa emra. Pa prova. Pa përgjigje.
Për një periudhë prej të paktën dy vitesh, objekte porcelani dhe argjendi që i përkisnin Presidencës Franceze, hiqeshi...
Administrata e Donald Trump ka tërhequr nga detyra rreth 30 ambasadorë dhe diplomatë të tjerë të lartë amerikanë t&eum...
Gjiganti rus i energjisë, Gazprom, është në bisedime me kompaninë hungareze, MOL, për një shitje të mundshme të a...
India ka ndërmarrë një reformë të thellë të skemës së saj historike të garantimit të punës në...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha të martën se disa draft dokumente, përfshirë ato mbi garancitë e sigurisë, janë...
Gjykata e Distriktit Zamoskvoretsky të Moskës ka urdhëruar arrestimin në mungesë të ish-kampionit botëror të shahut Ga...
Një 20-vjeçar kroat u dënua sot me 50 vjet burg, dënimi maksimal që parashikon ligji në Kroaci, pasi në fund të viti...
Policia britanike arrestoi aktivisten suedeze, Greta Thunberg, në Londër, në një protestë pro-palestineze. Thunberg u arrestua sipas ...
Partia gjermane e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), është në qendër të kritikave për l...
Biznesmenët Asmir Jahoski dhe Ratko Kapushevski u arrestuan, zyra e ish-drejtorit të Shërbimit për Çështje të Përgji...