Shtetet e Gjirit publikuan këtë të enjte një deklaratë të përbashkët për të dënuar sulmet e hapura dhe kriminale nga Irani ndaj Infrastrukturës së tyre energjetike duke sinjalizuar se këto Kombe kanë gatishmërinë dhe të drejtën për të kryer sulme vetëmbrojtëse në të ardhmen. Vendet e Gjirit shprehën shqetësimin e tyre të veçantë mbi sulmet që janë kryer nga territori i Irakut nga grupe të armatosura dhe milici të lidhura me Iranin duke theksuar shkeljet e vazhdueshme të së drejtës ndërkombëtare.
Sulmet e kryera si nga Irani ashtu edhe nga grupet aleate të regjimit kane shkaktuar dëme të mëdha në terminalet e naftës dhe gazit të lëngshëm natyror në Vendet e gjirit, sulem këto që do të kërkojnë disa vite për tu riparuar dhe kosto shumë të larta. Kjo nuk është hera e parë që vendet e Gjirit kanë reaguar me deklarata të forta ndaj sulmeve Iraniane mbi infrastrukturën e tyre të energjisë.
Megjithatë përdorimi i termit vetëmbrojtje në mënyrë unanime në deklaratën e fundit tregon një ndryshim toni nga vendet e Gjirit, të cilat deri më tani kishin mbajtur një qëndrim më neutral dhe kishin bërë thirrje për ulje të tensioneve. Presidenti Iranian kishte kërkuar falje për disa nga sulmet ndaj fqinjëve të tij, por kjo nuk i ka ndalur goditjet nga ana e Teheranit që I ka justifikuar këto sulme duke deklaruar se bazat ushtarake amerikane në rajon kanë qenë objektiva legjitime të tyre. Zyrtarë të Gjirit kanë paralajmëruar se “duhet të paguhet një çmim” për këto sulme, të cilat kanë ngadalësuar zhvillimin ekonomik të rajonit dhe kanë dëmtuar imazhin e tij si një zonë e sigurt për biznes dhe turizëm.
Në 24 orët e fundit, fuqitë rajonale, veçanërisht Emiratet e Bashkuara Arabe kanë sinjalizuar një qëndrim më të ashpër ndaj Iranit, pavarësisht përpjekjeve të Shtëpisë së Bardhë për të gjetur një rrugëdalje nga konflikti përmes bisedimeve për paqe, të cilat Irani i mohoi fillimisht. Ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe në SHBA, Yousef Al Otaiba, deklaroi se një “armëpushim i thjeshtë nuk është i mjaftueshëm” në lidhje me bisedimet e mundshme mes Teheranit dhe Uashingtonit.
Ndërkohë, drejtori i kompanisë shtetërore të naftës së Emirateve, Sultan Al Jaber, tha se kontrolli i Iranit mbi Ngushticën e Hormuzit përbën “shantazh në shkallë globale”.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
26 March21:54
Trump zbulon 'dhuratën' që Irani ia dha në negociatat për t'i dhënë fund luftës
Presidenti amerikan Donald Trump pretendon se qeveria iraniane i ka dhuruar atij tetë cisterna nafte të ngarkuara plotësisht, të cilat u lej...
BOTA
26 March21:43
Trump zgjat ultimatumin ndaj Iranit edhe me 10 ditë
Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi në një postim se po e zgjat periudhën e mos sulmeve ndaj objekteve energjetike iraniane për 10 dit...
BOTA
26 March21:40
VIDEO/ Momenti shokues kur burri goditet për vdekje pa arsye në takimin e bamirësisë
Ky është momenti i tmerrshëm kur një huligan vrau një baba me një goditje të vetme, pasi kishte pirë tetë birra dhe...
BOTA
26 March21:23
Trump paralajmëron Iranin që të bëhet serioz për bisedimet për përfundimin e luftës
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se negociatorët iranianë “duhet të bëhen seriozë shumë shpejt” lidhur me bisedi...
BOTA
26 March21:21
Paralajmërimi: Sulmet pranë centralit bërthamor të Iranit mund të shkaktojnë një aksident të madh radiologjik
Kreu i autoritetit mbikëqyrës bërthamor të OKB-së shprehu shqetësim të thellë të enjten lidhur me sulmet e fundit u...
BOTA
26 March21:05
Përshkallëzim i luftës/ Trump drejt urdhrit për një operacion tokësor ndaj Iranit. Ja sa ushtarë ka nga pala kundërshtare
Një zyrtar nga një prej vendeve që ndërmjetësojnë midis SHBA-së dhe Iranit i tha gazetës Times of Israel se Donald Trump...
BOTA
26 March20:57
Greqi, mbi 37 mijë të rinj refuzojnë shërbimin ushtarak: Jemi me probleme psikologjike!
Të dhëna të përditësuara lidhur me numrin e saktë të personave që shmangin shërbimin ushtarak, si dhe profilin e ty...
BOTA
26 March20:37
Pas vitesh beteja ligjore, 25-vjeçarja vdes nga eutanazia
Noelia Castillo, 25-vjeçarja paraplegjike nga Franca i dha fund jetës së saj me anë të eutanazisë, pas shumë vitesh dhimbje...
BOTA
26 March20:33
Makabre/ Përdhoset varri i modeles dhe i vidhet koka
Ata kanë hapur varrin, duke përfituar nga fakti që arkivoli duhej të transferohej, duke i prerë kokën trupit dhe duke e vjedhur at...
BOTA
26 March20:30
Rubio: Është arritur përparim në negociatat me Iranin
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha të enjten se është bërë përparim në negociatat me Iranin, por nuk pranoi...