Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
BOTA

Gjoba ndaj Google/ Trump sulmon BE-në: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

P
Piranjat24 July 2026, 22:59 · 2 min lexim
Gjoba ndaj Google/ Trump sulmon BE-në: SHBA nuk është

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë e mëdha amerikane me gjoba miliarda dollarëshe. Reagimi i Trump vjen pasi BE-ja vendosi një tjetër gjobë prej 1 miliard dollarësh ndaj Google, të cilën ai e cilësoi si të pajustifikuar. Sipas tij, me këtë vendim, vlera totale e gjobave të vendosura ndaj kompanisë tejkalon 18 miliardë dollarë.

Trump renditi edhe gjobat e vendosura më herët ndaj kompanive të tjera amerikane, duke përmendur 15 miliardë dollarë ndaj Apple, 3 miliardë dollarë ndaj Meta dhe 2.5 miliardë dollarë ndaj Amazon.

“Shtetet e Bashkuara nuk janë ‘banka derrkuci’ e Evropës dhe nuk do ta lejojmë të jenë”, shkroi Trump.

Ai pretendoi se kjo praktikë nisi gjatë administratës së ish-presidentit Joe Biden, por theksoi se nuk do të vazhdojë gjatë mandatit të tij. Presidenti amerikan paralajmëroi se administrata e tij do të nisë menjëherë një hetim sipas Seksionit 301 mbi atë që e quajti praktikë të “grabitjes” së kompanive amerikane dhe, si pasojë, të taksapaguesve amerikanë.

“Bashkimi Evropian do të paguajë një çmim shumë të lartë për këtë sjellje të paligjshme dhe shumë joetike, për të cilën i kam paralajmëruar vazhdimisht”, u shpreh Trump.

Ai shtoi se, sipas tij, këto gjoba do të anulohen plotësisht dhe se ndaj Bashkimit Evropian do të vendosen tarifa të konsiderueshme “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Gjoba ndaj Google/ Trump sulmon BE-në: SHBA nuk është

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.