Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Edhe në Hënë po të më internojnë, nuk heq dorë n... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Bujqësia në krizë/ Fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë, prodhimet mbeten pa treg Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë... Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ...
BOTA

Gjykata e Apelit pezulloi ndërtimin e sallës së vallëzimit në Shtëpinë e Bardhë, Trump i drejtohet ‘Supremes’: Vendim politik dhe i tmerrshëm

P
Piranjat 7 August 2026, 21:41 · 3 min lexim
Gjykata e Apelit pezulloi ndërtimin e sallës së vallëzimit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do të apelojë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të një gjykate federale apeli në Uashington, e cila e ndaloi administratën e tij të vijojë ndërtimin e një salle të madhe vallëzimi në Shtëpinë e Bardhë.

Trump e cilësoi vendimin si “politik” dhe deklaroi, përmes një postimi në platformën e tij sociale, se do të paraqesë menjëherë apel në Gjykatën Supreme.

“Ky vendim i padrejtë duhet të rrëzohet nga Gjykata Supreme në tërësi. Agjencitë ushtarake dhe të inteligjencës e konsiderojnë vendimin e gjykatës federale të apelit të tmerrshëm, të motivuar politikisht dhe të paligjshëm”, shkroi Trump në Truth Social.

Më herët, Gjykata e Apelit vendosi se administrata Trump po vijonte në mënyrë të paligjshme me ndërtimin e sallës së vallëzimit në Shtëpinë e Bardhë.

Vendimi u mor me shumicë votash 2-1 dhe mbështeti qëndrimin e Fondit Kombëtar për Ruajtjen Historike, organizata më e madhe e ruajtjes së trashëgimisë historike në SHBA, e cila kishte kundërshtuar projektin.

Në vendimin e saj, gjykata theksoi se çdo president amerikan është një “banor i përkohshëm, jo pronar” i Shtëpisë së Bardhë dhe rezidencës presidenciale.

“Çdo president është një banor i përkohshëm, jo pronar, i Shtëpisë së Bardhë dhe rezidencës presidenciale. Presidenti nuk ka dhe as nuk pretendon të ketë autoritet të caktuar kushtetues mbi këtë pronë, e cila është projektuar dhe mirëmbajtur për përdorimin e të gjithë presidentëve, të kaluar dhe të ardhshëm, si dhe për popullin amerikan”, thuhet në vendimin e gjykatës, sipas CNN.

Sipas vendimit, Fondi Kombëtar për Ruajtjen Historike paraqiti prova se Kongresi nuk i ka dhënë degës ekzekutive autoritet të pakufizuar për të “riprojektuar, rimodeluar dhe rindërtuar në mënyrë drastike Shtëpinë e Bardhë – Shtëpinë e Popullit – për t’iu përshtatur dëshirave të një presidenti të caktuar”.

Vendimi i gjykatës nuk hyn menjëherë në fuqi. Gjykata e Apelit vendosi ta pezullojë zbatimin e tij për dy javë, duke i dhënë administratës Trump kohë për të paraqitur apel në Gjykatën Supreme të SHBA-së.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.