Gjykata e Jerusalemit bllokon "Burgun e Krokodilëve" të Ben-Gvirit

Izraeli ka ndaluar planin për përdorimin e krokodilëve si pjesë e masave të sigurisë në burgjet ku mbahen të burgosur palestinezë të akuzuar ose dënuar për terrorizëm.
Gjykata e Qarkut të Jerusalemit ka lëshuar një urdhër që bllokon planin e ministrit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, për vendosjen e aligatorëve rreth Burgut Ketziot, ku mbahen të burgosur palestinezë. Lajmi u raportua nga Jerusalem Post.
Gjykata bllokon "burgun e krokodilëve"
Vendimi i gjykatës erdhi pas një padie të paraqitur javët e fundit nga organizata për mbrojtjen e kafshëve "Lërini Kafshët të Jetojnë", pasi autoritetet izraelite kishin nisur përgatitjet për zbatimin e planit.
Propozimi i Ben Gvir parashikonte rrethimin e burgut me zvarranikë për të "forcuar efektin parandalues" dhe për të penguar arratisjet e mundshme.
Reagimi i organizatës për mbrojtjen e kafshëve
"Krokodilët nuk janë armë, as mjete ndëshkimi apo instrumente të fushatave politike", deklaroi organizata.
"Në këtë fazë, urdhri i gjykatës parandalon krijimin e një situate të pakthyeshme, që do t'u shkaktonte vuajtje të rënda kafshëve dhe do të çonte në shpërdorimin e miliona shekelëve", thuhet më tej në reagimin e saj.
Ben Gvir: "Gjyqtarët po ndihmojnë terroristët"
Ministri Itamar Ben Gvir reagoi ashpër ndaj vendimit, duke akuzuar gjyqtarët se "po mbajnë anën e terroristëve".
"Edhe një herë, në kohë lufte, sistemi gjyqësor po mban anën e terroristëve, duke penguar masa të rëndësishme për forcimin e parandalimit të Izraelit", deklaroi Ben Gvir, cituar nga Jerusalem Post. /Piranjat News/
Lexo edhe
BOTA
Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet

Interesi financiar, 60-vjeçari mban trupin e nënës në frigorifer për 3 vjet

Copëzat e dronëve vrasin 6 persona në plazh, 40 të tjerë të plagosur

Nëna detyron të bijën e mitur të kryej akte seksuale me një burrë 56-vjeçar, e shihte nëpërmjet video-call

Urdhri i Trump, Kuba në errësirë totale





