Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,... Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë
BOTA

Gjyshja nga Shën Petersburgu e armatosur "deri në dhëmbë", çfarë iu gjet në banesë

P
Piranjat18 September 2026, 19:00 · 2 min lexim
Gjyshja nga Shën Petersburgu e armatosur "deri në

Një kontroll policor në banesën e një pensionisteje në Shën Petersburg ka përfunduar me një zbulim të pazakontë: një arsenal i tërë armësh, municionesh dhe lëndësh shpërthyese.

Sipas të dhënave të bëra publike nga Ministria e Brendshme ruse, gjatë kontrollit në apartament u sekuestruan disa granata, dy pushkë, një armë gjahu, si dhe plot 2,152 fishekë.

Por inventari nuk përfundonte këtu. Efektivët gjetën gjithashtu 18 pjesë të ndryshme armësh dhe një kavanoz me barut.

Sasia e madhe e armatimit të gjetur në banesën e pensionistes ka tërhequr vëmendjen në mediat dhe rrjetet sociale ruse, ku ngjarja është shoqëruar edhe me komente ironike, duke e krahasuar “arsenalin e gjyshes” me atë të Adam Kadyrov, djalit të liderit çeçen Ramzan Kadyrov.

Rasti ka ngritur pikëpyetje mbi origjinën e armëve dhe arsyen pse një arsenal i tillë mbahej brenda apartamentit. Autoritetet po hetojnë për të përcaktuar se kujt i përkisnin armët, si kishin përfunduar në banesën e pensionistes dhe nëse ato kishin lidhje me persona të tjerë.

Në rrjet nuk kanë munguar as batutat për pensionisten, e cila është cilësuar me ironi si “kryetarja e bandës së stolave pranë hyrjes së pallatit”./PiranjatNews/

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.