Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave  Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë
BOTA

Greqia në alarm nga zjarret, flakët përfshijnë Porto Germenon, evakuohen banorë dhe digjen shtëpi

P
Piranjat 1 August 2026, 09:42 · 4 min lexim
Greqia në alarm nga zjarret, flakët përfshijnë Porto

Një natë e vështirë është regjistruar në Greqi për shkak të zjarreve masive, ndërsa një nga frontet më problematike është ai në Porto Germeno, ku flakët kanë hyrë në zonat e banuara dhe kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Me lindjen e ditës, në betejën kundër zjarrit janë angazhuar edhe mjetet ajrore të zjarrfikësve. 18 avionë dhe 7 helikopterë kanë nisur ndërhyrjen nga ajri duke hedhur ujë, me qëllim frenimin e përhapjes së zjarrit shkatërrues që gjatë natës kërcënoi edhe zonën e Psathës.

Zjarri doli jashtë kontrollit gjatë orëve të natës, duke detyruar autoritetet të aktivizojnë vazhdimisht sistemin 112 për evakuimin e banorëve dhe pushuesve. Sipas dëshmive të vullnetarëve, të paktën 8 banesa dhe një automjet zjarrfikës janë djegur nga flakët. Banorët raportuan momente paniku, me shtëpi të përfshira nga zjarri dhe shpërthime të njëpasnjëshme, ndërsa rrugët u bllokuan për shkak të përhapjes së flakëve. Disa dëshmitarë thanë se shpërthimet mund të kenë ardhur nga bombolat, transformatorët elektrikë ose pajisje të tjera në oborret e banesave.

Situata ka qenë veçanërisht e rrezikshme për shkak të temperaturave ekstreme të regjistruara në terren. Një kamerë termike ka evidentuar temperatura deri në 153 gradë Celsius në tokë në zonat e prekura. Për shpëtimin e banorëve është zhvilluar edhe një operacion nga deti. Roja Bregdetare, zjarrfikësit dhe mjete private detare kanë marrë pjesë në evakuimin e qytetarëve, ndërsa policia dhe ekipet zjarrfikëse kanë kryer kontrolle derë më derë për të nxjerrë personat e bllokuar. Si masë paraprake janë evakuuar edhe zonat Agios Nektarios, Agia Paraskevi dhe Kryo Pigadi.

Mbi 300 zjarrfikës në betejë me flakët

Në operacionin e shuarjes janë angazhuar forca të mëdha. Rreth 325 zjarrfikës, 18 grupe të njësive këmbësore EMODE, 92 automjete zjarrfikëse, autocisterna uji dhe mjete të rënda ndërtimi po luftojnë për izolimin e zjarrit. Në terren ndodhen gjithashtu ekipet speciale të ndërhyrjes, dronë me kamera termike dhe optike, ndërsa nga deti janë përdorur mjete të zjarrfikësve dhe Rojës Bregdetare. Gjatë operacionit të shpëtimit, 254 persona janë larguar në mënyrë të sigurt nga zona e Agios Vasilios. Një situatë alarmante është regjistruar edhe në zonën e Akaisë, ku autoritetet aktivizuan sistemin 112 për evakuimin e banorëve në disa vendbanime.

Në zonën e Nerantzies, në Bashkinë e Aigialeias, forcat zjarrfikëse po përballen me një tjetër betejë të vështirë. Në operacion janë përfshirë 75 zjarrfikës, 4 ekipe këmbësore EMODE dhe 21 automjete zjarrfikëse, së bashku me mjete të furnizimit me ujë nga autoritetet lokale. Autoritetet greke vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa temperaturat e larta dhe erërat e forta po e bëjnë më të vështirë kontrollin e vatrave të zjarrit në disa zona të vendit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.