Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi...
BOTA

Greqia në alarm nga zjarret, mbi 126 mijë hektarë të djegur në Atikë! BE dërgon ndihmë, Mitsotakis mbledh qeverinë

P
Piranjat 4 August 2026, 16:06 · 3 min lexim
Greqia në alarm nga zjarret, mbi 126 mijë hektarë të djegur

Greqia vijon të përballet me një situatë kritike për shkak të zjarreve masive që kanë përfshirë disa rajone të vendit, ndërsa autoritetet po luftojnë për të vënë nën kontroll vatrat aktive. Vetëm në rajonin e Atikës, deri të dielën janë djegur mbi 126 mijë hektarë, sipas të dhënave të Qendrës për Vëzhgimin e Tokës dhe Kërkimin Satelitor “BEYOND”. Zjarri, i cili shpërtheu fillimisht në Beoti më 31 korrik, u përhap me shpejtësi drejt Atikës, duke përfshirë zonat e Porto Germenos, Agia Paraskevi, Agios Nektarios, Mytikas dhe Veniza. Flakët mbeten ende aktive në disa sektorë, ndërsa autoritetet po punojnë për izolimin e tyre.

Në terren janë angazhuar 575 zjarrfikës, 29 ekipe të specializuara, 150 automjete, 12 avionë zjarrfikës dhe 20 helikopterë. Operacionit i janë bashkuar edhe ekipe nga Rumania dhe Franca në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile.

Në Porto Germeno po zhvillohet edhe operacioni për largimin e një kamioni zjarrfikës që u shkatërrua plotësisht nga flakët gjatë patrullimit. Dy zjarrfikësit që ndodheshin në automjet arritën të shpëtonin pa lëndime serioze. Për nxjerrjen e mjetit janë angazhuar një vinç dhe një kamion rimorkimi, ndërsa trafiku në zonë është ndërprerë përkohësisht.

Ndërkohë, pamjet nga Porto Germeno tregojnë përmasat e katastrofës. Mbi 100 banesa janë djegur ose kanë pësuar dëmtime, ndërsa banorët janë rikthyer për të gjetur shtëpitë e tyre të shkrumbuara, prona të shkatërruara dhe kafshë të ngordhura nga flakët.

Autoritetet greke kanë shpallur për nesër gjendje “Kodi i Kuq” në Atikë, Evia, Lesbos dhe Kios për shkak të rrezikut ekstrem të zjarreve. Vendimi parashikon mobilizimin maksimal të mekanizmave të mbrojtjes civile dhe gatishmëri të plotë të forcave të emergjencës.

Paralelisht, kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të drejtojë të mërkurën një mbledhje ndërministrore për të diskutuar paketën e kompensimit për qytetarët, fermerët dhe bizneset që janë prekur nga zjarret.

Ndërsa zjarret vazhdojnë të përhapen në disa pjesë të vendit, vatra të reja janë regjistruar edhe në Plataria të Thesprotisë dhe në Agios Lavrentios të Pelionit, ku zjarrfikësit, me mbështetjen e mjeteve ajrore, po përpiqen të pengojnë avancimin e flakëve.

Autoritetet vijojnë të hetojnë edhe përplasjen e dy helikopterëve zjarrfikës në zonën e Psathës, ndërsa një ekip i posaçëm i njësisë kundër zjarrvënieve ka nisur ekspertizën në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e incidentit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.