
Donald Trump kryeson listën e personave më të fuqishëm në kontinentin e vjetër, të hartuar nga Politico Europe. Në këtë listë, e përgatitur çdo vit nga gazeta në bashkëpunim me institutin Public First, vendi i parë i takon biznesmenit që, duket qartë, nuk ka nevojë të ulet në tryezat e Brukselit për t’i ndikuar ato: askush tjetër nuk do të kishte ndikuar më shumë se ai në vendimet e marra në kryeqytetet europiane.
Si të thuash, Europa shihet më shumë si e ekspozuar ndaj agjendave të të tjerëve sesa si një aktor i aftë të ndikojë pjesën tjetër të botës. Sondazhi online, që përfshiu mbi 10 mijë të anketuar nga SHBA, Kanadaja dhe tre ekonomitë më të mëdha europiane, Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, tregon se europianët ndajnë mendimin e Trump se liderët e tyre janë të dobët dhe e konsiderojnë presidentin amerikan më vendimtar.
Paradoksi është se personi i konsideruar më i fuqishmi në politikën europiane… nuk është europian. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, renditet vetëm e shtata. E dyta pas Trump, por e para ndër europianët, është kryeministrja daneze Mette Frederiksen, socialdemokrate me qëndrime të djathta për menaxhimin e kufijve: ajo mbështet ndalimin e kërkuesve të azilit dhe kthimet e përshpejtuara, në linjë me kryeministren italiane Giorgia Meloni, e cila renditet e nënta, pas sekretarit të NATO-s Mark Rutte, por para kryeministrit britanik Keir Starmer.
Në vend të tretë është Friedrich Merz, njeriu që, sipas politico.eu, po thyen tabutë e pasluftës në Gjermani. Ai është figura simbol e “rindërtimit” europian përballë kërcënimit rus, kancelari që, me një politikë masive riarmatimi dhe riaktivimin e shërbimit ushtarak, po udhëheq transformimin e Gjermanisë nga fuqi ekonomike në lider të mbrojtjes së një Europe që tani detyrohet të mbështetet te vetja.
Në vend të katërt renditet Marine Le Pen, në pozicion të favorshëm pavarësisht dënimit që mund ta përjashtojë nga zgjedhjet e ardhshme presidenciale franceze. Ajo është shumë përpara presidentit aktual Emmanuel Macron, i cili renditet vetëm i 19-ti: vetë votuesit e tij e shohin si një lider që deri tani nuk ka arritur të menaxhojë në mënyrë efektive presidentin amerikan, të paparashikueshmin Trump.
Para Macron është edhe Volodymyr Zelensky, i renditur i 14-ti. Ndërsa Vladimir Putin është i pesti: një përmbledhje shqetësuese e raporteve të forcës (të perceptuara) në kontinent.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
11 December22:32
Zelenskiy: Votimi në kohë lufte ka nevojë për armëpushim, garanci sigurie nga Evropa dhe SHBA-të
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha të enjten (11 dhjetor) se Kievi kishte diskutuar me Shtetet e Bashkuara "rreth garancive të mundshme t&eum...
BOTA
11 December21:45
Lëvizja në hije/ Pse anija cisternë e sekuestruar nga SHBA-të pranë Venezuelës po 'falsifikonte' vendndodhjen e saj
Një anije cisternë nafte e sekuestruar nga SHBA-të pranë brigjeve të Venezuelës të mërkurën kaloi vite duke u p&eum...
BOTA
11 December21:20
SHBA ekzekuton me injeksion përdhunuesin serial
Një 64-vjeçar amerikan, i cili u dënua me vdekje për përdhunimin dhe vrasjen e një gruaje gati katër dekada më par&eum...
BOTA
11 December20:31
Zelensky zbuloi propozimin e amerikanëve për rajonin kyç të Donbasit
Ukraina i dorëzoi SHBA-së dje versionin e përditësuar të planit të paqes, ka konfirmuar Volodymyr Zelensky.
Ai thotë se &cce...
BOTA
11 December20:21
Shefi i NAT: Evropa, objektivi i radhës i Rusisë
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, u bëri thirrje aleatëve që të intensifikojnë përpjekjet për të forcuar mbrojtjen me qël...
BOTA
11 December20:10
Këpucë pitoni dhe bizhuteri, Meloni nxjerr në ankand dhuratat nga liderët e huaj, mes tyre edhe atë të Ramës. Çfarë i pat dhuruar kryeministri shqiptar
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka vendosur të nxjerrë në ankand dhuratat e marra nga liderë të huaj gjatë vizitave zyrtar...
BOTA
11 December19:56
Forcat ruse marrin nën kontroll qytetin ukrainas, Putin falënderon komandantët
Presidenti Vladimir Putin falënderoi ushtrinë ruse të enjten pasi komandantët i thanë se forcat e tyre kishin marrë kontrollin e p...
BOTA
11 December19:50
Kryebashkiaku serb vret me thikë të dashurën nga xhelozia
Një krim tronditës nga xhelozia ka tronditur opinionin në Serbi. Radovan Ranisavljević, 57 vjeç, shef i sektorit për administratë...
BOTA
11 December19:46
Shefi i NATO-s: Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, u bëri thirrje aleatëve që të intensifikojnë përpjekjet për të forcuar mbrojtjen me që...
BOTA
11 December19:36
Ndërron jetë alpinistja 33-vjeçare në Austri, mendohet se i dashuri e ka lënë vetëm gjatë ngjitjes së malit
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Austrinë lidhur me vdekjen e alpinistes 33-vjeçare Kerstin Gunter, e cila humbi jetë...