Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj
BOTA

Hajdutët e maskuar rrahin brutalisht babanë për ta grabitur, vajza 13-vjeçare i përqafon. Arratisen me 'thesarin' prej 50 mijë eurosh

P
Piranjat 7 July 2026, 20:38 · 4 min lexim
Hajdutët e maskuar rrahin brutalisht babanë për ta grabitur,

U shkëput nga kapja e njërit prej grabitësve, ndërsa dy të tjerë me fytyrat e mbuluara po rrihnin brutalisht të atin, dhe i përqafoi duke iu lutur të ndalonin, por keqbërësit thjesht e larguan me forcë 13-vjeçaren, duke vazhduar të sulmonin të zotin e shtëpisë dhe duke i kërkuar para.

Kjo është skena dramatike që përjetoi një 47-vjeçar, pronar i një agroturizmi në Alzano Lombardo në Itali, vendngjarja e një grabitjeje të dhunshme në natën mes së dielës 5 dhe së hënës 6 korrik. Plaçka e grabitjes – para në dorë dhe dy orë Rolex – kishte një vlerë prej të paktën 50 mijë eurosh.

Mbërritja e grabitësve dhe rrahja para vajzës

Tre persona, të gjithë të maskuar, hynë brenda aktivitetit pak pas orës 02:30 të natës përmes një dritareje të hapur.

“Bie në gjumë në divan me dritaren hapur për shkak të vapës. U zgjova sepse dikush filloi të më tërhiqte me forcë”, ka treguar 47-vjeçari për gazetën Repubblica. “Bërtisnin dhe më kërkonin paratë”.

Brenda shtëpisë ndodheshin dy vajzat e vogla, 3 dhe 5 vjeçe, në dhomën e tyre, ndërsa vajza e madhe dhe bashkëshortja ishin në një dhomë tjetër.

Këto të fundit, pasi dëgjuan zhurmën dhe shkuan në sallon, u bllokuan nga grabitësit.

“Ata i detyruan të shikonin ndërsa më rrihnin. Vazhdonin të më kërkonin paratë. Nuk arrija të lëvizja, nuk më linin as të ngrihesha nga toka, sepse nuk ndalonin së godituri me shkelma dhe grushte. Më goditën kudo: në bark, në kokë dhe në fytyrë”, ka rrëfyer 47-vjeçari.

Kërcënimet me thika dhe përqafimi i vajzës së madhe

Grabitësit nisën të merrnin gjithçka që mund të merrnin me vete: varësen që i zoti i agroturizmit kishte në qafë, një orë dhe madje edhe unazën e martesës.

“U thashë se kisha xhiron e agroturizmit të fundjavës dhe ua dhashë. Por nuk mjaftonte. Thoshin se e dinin që në shtëpi kishte edhe më shumë para”, ka treguar sipërmarrësi.

“Më afruan tehun e thikës pranë veshit dhe më thanë: ‘Do ta presim’. Më pas morën dorën e gruas sime dhe ia vendosën mbi tavolinë: ‘Nëse nuk na jep paratë, do t’i presim një gisht’, më bërtitën”.

Ndërkohë, vajza e tij e madhe qante e tmerruar.

“Në një moment ajo u shkëput dhe përqafoi njërin prej grabitësve, duke iu lutur të ndalonte së rrahuri babanë e saj. Por ata vazhdonin”, ka rrëfyer 47-vjeçari.

Para se të largoheshin me plaçkën e grabitur, grabitësit hodhën në tokë dhe thyen disa mobilie. Më pas futën 47-vjeçarin, gruan e tij dhe vajzën në banjë dhe i mbyllën brenda.

“Ne bërtisnim, kërkonim ndihmë, duke shpresuar që klientët e agroturizmit të na dëgjonin. Por askush nuk përgjigjej”, ka kujtuar ai.

Ata arritën të çliroheshin vetëm pas një kohe të gjatë, falë ndërhyrjes së një prej klientëve të strukturës. “Telefonuam 112, por grabitësit kishin shkëputur të gjitha kabllot e sistemit të kamerave të sigurisë, ato të telefonit dhe të Wi-Fi-t”. Përveç humbjes prej 50 mijë eurosh, pronari i agroturizmit pësoi dy brinjë të thyera dhe disa mavijosje në trup. Por mbi të gjitha, atij i mbeti një plagë e thellë psikologjike nga një përvojë tepër traumatike. “As përballë një fëmije nuk u ndalën”, ka thënë ai. /Piranjat News/

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.