BOTA

Halli i madh i Ramës paratë për rrogat e gjyqtarëve, zëvendësja e tij akuzohet se ‘përlau’ miliona euro me tendera

Piranjat Përditësimi i fundit 21 December 2025, 12:11
Halli i madh i Ramës paratë për rrogat e gjyqtarëve,

Në të gjithë pasazhet e deklaratave të tij kreu i qeverisë nuk ndalet që të sulmojë gjyqtarët. E bënte dikur ne mënyre te fshehtë. Por qyshse ka dalë Balluku në “shesh” ai është “çmendur” fare.

Gjatë podkastit të tij sot, kryeministri Edi Rama ka ngritur sërish shqetësime mbi funksionimin e sistemit gjyqësor në Shqipëri. Gjatë dritares së propagandës së tij, “Flasim” këtë të diel, ai u ndal te ajo që e cilësoi si “shenja shqetësuese të brutalitetit gjyqësor”, duke përmendur praktika që sipas tij dëmtojnë besimin te drejtësia dhe rëndojnë buxhetin e shtetit.

Rama foli për tentativa të përbashkëta të gjyqtarëve dhe prokurorëve për rritje pagash, si edhe për përdorimin e paraburgimit, i cili sipas raporteve e rendit Shqipërinë në pozicione negative krahasuar me vendet e tjera.

“Kemi nisur analiza shqetësuese të shenjave shqetësuese të brutalitetit gjyqësor. Tentativa e magjistratëve gjykatës e prokurorë bashkë për të rritur pagat duke shqyer arkën e shtetit. Vetë Ali dhe vetë Kadi. Kam lexuar edhe një raport mbi përdorimin brutal të paraburgimit në Shqipëria që e ka vendosur Shqipërinë në vendin më të fundit”, tha ai.

Në asnjë vend të botës një kryeministër nuk ka të drejtë të cenojë integritetin e gjyqtarëve. Në Shqipëri kryeministri do të jetë edhe shefi i qeverisë por edhe shef i sistemit të drejtësisë, pra nëse përsëris fjalën e tij, “vetë Ali dhe vetë Kadi”. Duhet që ai të vendosë se kush do të shkojë në burg. Jo se nuk e ka bërë më parë por tani siç duket strukturat e SPAK të nxitura edhe nga koordinimi ndërkombëtar i janë afruar “telefonit” të tij dhe ai ka humbur logjiken.

Nuk u ka gjetur cen tjetër në biografi dhe po merret me një kërkesë të tyre për rritje pagash. Thjesht do të krijojë narrativën ne publik se ata mendojnë për para e jo për drejtësi.

Nuk ofron mbështetje dhe bashkëpunim pa kompromis e debate, që paratë e vjedhura nga zyrtarët e tij deri te zevendësja Balluku të hetohen dhe të gjenden ku janë e të kthehen në buxhet, aty nga u vodhën, por sulmon drejtësinë e u bënë presion duke u përmendur rrogat.

Nëse ato para që llogariten të vjedhura nga buxheti i shtetit do të ishin në buxhet do të kishte mjaftueshëm edhe për rritjen e pagave te gjyqtarëve, edhe për pensionet por edhe për investime në fusha të ndryshme me karakter social. Dhe do të tepronin. Por halli i Ramës nuk është rroga e gjyqtarëve dhe prokurorëve por mbajtja e sistemit të drejtësisë nën kontroll dhe presion të vazhdueshëm në mënyrë që sistemi mafioz i menaxhimit të parave publike ku “vjedhin të gjithë se vjedh edhe kreu i qeverisë” të vijojë të mbijetojë. /Syri

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?