Hawaii goditet nga stuhia “Lala”

Të paktën dy persona kanë humbur jetën në rrethana që po hetohen, ndërsa autoritetet vijojnë të vlerësojnë pasojat e rënda të stuhisë tropikale “Lala”, që goditi ishujt Hawaii me reshje të dendura, përmbytje dhe erëra me forcë uragani.
Më shumë se 150 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa rreth 100 banesa janë dëmtuar rëndë ose janë shkatërruar.
Në disa zona, uji ka shkatërruar banesat, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë ndërhyrë për të evakuuar banorët e bllokuar.
Situata është veçanërisht kritike në juglindje të ishullit, ku një pjesë e autostradës Pahala është shembur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, duke izoluar deri në 2 mijë e 500 banorë.
Lala, e cila arriti fuqinë e një uragani të kategorisë së parë, tashmë po largohet nga ishujt. Megjithatë, autoritetet paralajmërojnë se rreziku mbetet i lartë, ndërsa dhjetëra linja elektrike janë të rrëzuara.
Lexo edhe
BOTA
BE përgatit paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë, Kallas: Do të rrisim presionin ekonomik
Meta përballet me gjyqin që mund të ndryshojë Instagram dhe Facebook, 30 shtete amerikane kërkojnë kufizime të reja

Ministri izraelit: Duhet të vrasim 30-40 palestinezë çdo natë

Zjarret vënë në alarm Zvicrën/ Në skenë hyn dëbora artificiale si armë kundër flakëve

Skadon afati 60-ditor, SHBA dhe Irani pa marrëveshje: rritet rreziku i përshkallëzimit në Lindjen e Mesme

Pse Zvicra dëshiron të bëhet edhe më neutrale?

Pesë vjet pas marrjes së pushtetit nga talibanët, të rinjtë afganë mësohen të jetojnë nën sundimin shtypës

U fsheh për 14 orë në dollapin e konviktit, arrestohet autori i të shtënave në Universitetin e Virxhinias





