Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Edhe në Hënë po të më internojnë, nuk heq dorë n... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Bujqësia në krizë/ Fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë, prodhimet mbeten pa treg Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë... Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ...
BOTA

Hetime penale dhe për një tjetër mikeshë të Edi Ramës

P
Piranjat 7 August 2026, 17:32 · 2 min lexim
Hetime penale dhe për një tjetër mikeshë të Edi

Ish-ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, e njohur për raportet e afërta politike me Edi Ramën, është vënë nën hetim penal në vendin e saj.

Sipas Euractiv, autoritetet sllovene pretendojnë se Fajon ka shkelur rregullat duke aplikuar për postin e të dërguarës speciale të Bashkimit Evropian për rajonin e Sahelit në Afrikë, ndërkohë që ishte ende ministre në largim. Për këtë arsye, ndaj saj janë nisur procedura penale.

Përveç hetimit, raportohet se qeveria sllovene ndërhyri edhe për të bllokuar emërimin e saj në postin e BE-së. Pas kundërshtimit të Lubjanës, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tërhoqi kandidaturën e Fajon dhe propozoi kandidaten e dytë në listë, Birgitte Nygaard Markussen, e cila u emërua në këtë detyrë.

Kujtojmë se, Tanja Fajon, ka qenë një vizitore e shpeshtë në Shqipëri gjatë viteve të fundit, ku është takuar disa herë me Edi Ramën dhe drejtues të Partisë Socialiste.

Në daljet e saj publike, Fajon ka dhënë leksione për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe respektimin e standardeve evropiane, ndërkohë që është po vetë kjo e fundit e cila po përballet me procedura penale në vendin e saj.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.