Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin
BOTA

Hije skandali mbi Nigel Farage/ “Babai i Brexit” akuzohet nga media se përfitoi para nga një i dënuar në SHBA

P
Piranjat 5 July 2026, 15:56 · 3 min lexim
Hije skandali mbi Nigel Farage/ “Babai i Brexit” akuzohet nga media

The Sunday Times e Londrës këtë të diel njofton se Nigel Farage, i njohur si ideatori dhe frymëzuesi i Brexit, udhëheqësi i partisë “Reforma”, ka pranuar përfitime financiare nga një britanik i dënuar nga drejtësia amerikane për mashtrim në internet! Sipas gazetës, Farage nuk i ka deklaruar këto përfitime në kuadër të hyrjes si deputet i ri në Parlamentin britanik.

I dënuari George Cottrell e ka ndihmuar Farage për çështjet e sigurisë dhe çështjet e mediave sociale, si dhe e ka lejuar atë të banojë në një pronë të shtrenjtë që i dënuari e jepte me qira. Cottrell është një aleat i vjetër i Farage, i dënuar në 2017 për mashtrim në Shtetet e Bashkuara! Thuhet se Farage do duhej t’i deklaronte këto përfitime të marra, 12 muaj para bërjes deputet, siç parashikon ligji dhe procedura parlamentare, për shuma deri në 300 stërlina!

Kur u zgjodh deputet, Farage regjistroi në Parlament 9.254 stërlina të paguara për një udhëtim në Belgjikë në prill të 2024, dhënë nga i dënuari Cottrell, dhe më pas, një tjetër shumë prej 15.276 stërlinash, po nga ky i dënuar, për një udhëtim me avion brenda për brenda Amerikës në dhjetor të 2024. Nigel Farage, partia e të cilit është pak mbi Laburistët në sondazhet e opinionit publik, është nën një hetim tjetër parlamentar ndërkohë, për një donacion prej 5 milionë stërlinash dhënë dhuratë nga një investitor britanik i kriptomonedhave në 2024, të cilat ai nuk i kishte deklaruar!

Zëdhënësi i Farage i mohon këto pretendime të The Sunday Times, duke thënë se nuk është për t’u habitur nga një gazetë e cila mbështeste ardhjen e Laburistëve në pushtet në zgjedhjet e fundit parlamentare! Sipas gazetës prestigjioze britanike, i dënuari George Cottrell mund të përfitojë nga raporti me Farage, pasi ai kërkon falje nga presidenti Trump për dënimin e marrë në Amerikë, kur zëvendëspresidenti amerikan është takuar me Farage në Shtetet e Bashkuara!

Në vitin 2016, George Cottrell bëri një marrëveshje me prokurorët amerikanë për pranimin e një akuze për mashtrime në internet dhe bëri tetë muaj burg, pasi u ofroi agjentëve federalë të shtirur si trafikantë droge që t’u pastronte para në dark web, shkruan The Sunday Times.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.