Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
BOTA

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, familja përfiton shumën marramendëse të parave

P
Piranjat13 August 2026, 22:30 · 2 min lexim
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, familja përfiton

Familja e një punonjësi irlandez të Kombeve të Bashkuara, i cili humbi jetën në vitin 2019 në rrëzimin e një Boeing 737 Max në Etiopi, do të përfitojë 29 milionë dollarë dëmshpërblim.

Vendimi është marrë nga një gjykatë në Çikago të Shteteve të Bashkuara, pas padisë civile të ngritur nga e veja e tij, Naoise Connolly Ryan, kundër prodhuesit amerikan të avionëve Boeing.

Avokatët e familjes e kanë cilësuar vendimin si “një masë të rëndësishme të llogaridhënies dhe drejtësisë”.

Nga ana tjetër, një zëdhënës i Boeing shprehu “keqardhje të thellë për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre”, duke shtuar se kompania “respekton” të drejtën e familjeve për të “ndjekur kërkesat e tyre”.

Michael Ryan, baba i dy fëmijëve, jetonte në Cork dhe ishte me origjinë nga County Clare. Ai ishte mes 157 personave që humbën jetën në bordin e avionit të Ethiopian Airlines. Ryan punonte si inxhinier për Programin Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara.

Avokati Steven C. Marks, i cili përfaqësoi vejushën e Ryan, tha se asnjë shumë parash nuk mund ta zëvendësojë jetën e humbur apo të zhbëjë dhimbjen e familjes.

“Ndërsa asnjë dëmshpërblim financiar nuk mund ta zëvendësojë kurrë një jetë ose të zhbëjë humbjen e thellë që ka përjetuar familja e tij, ne jemi mirënjohës që juria i shqyrtoi me kujdes provat dhe arriti në këtë vendim”, deklaroi ai.

Raporti paraprak për aksidentin, i hartuar nga Byroja e Hetimit të Aksidenteve të Avionëve të Etiopisë, vlerësoi se ngritja e avionit ishte dukur normale përpara se të ndodhte tragjedia.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.