Tërmeti i fortë godet Napolin, panik në qytet dhe ndërprerje të energjisë

Një tërmet i fortë goditi mbrëmjen e së premtes Napolin dhe zonat përreth, duke shkaktuar panik te banorët dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa lagje të qytetit.
Lëkundja sizmike u regjistrua në orën 19:46. Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) njoftoi fillimisht se magnituda ishte mes 3.7 dhe 4.2, por më pas e përditësoi vlerësimin në 4.7, duke e cilësuar si një nga tërmetet më të fortë të regjistruar në zonë vitet e fundit.
Sipas INGV-së, epiqendra u lokalizua në zonën e Campi Flegrei, rreth 6 kilometra nga Napoli. Lëkundja u ndje qartë në të gjithë qytetin dhe në provincën përreth.
Dhjetëra banorë dolën në rrugë të alarmuar menjëherë pas tërmetit. Shërbimi zjarrfikës raportoi një numër të madh telefonatash nga qytetarët, ndërsa në lagjen Fuorigrotta pati ndërprerje të energjisë elektrike në shumë banesa.
Në zonën e Mergellina u bllokua përkohësisht linja e metrosë, ndërsa autoritetet kanë nisur kontrollet për të vlerësuar dëmet e mundshme në ndërtesa dhe infrastrukturë.
Deri tani nuk ka raportime zyrtare për viktima ose të plagosur, ndërsa verifikimet nga ekipet e emergjencës vijojnë.
Lexo edhe
BOTA
Ndihmoi autoritetet kosovare për zbulimin e varrit masiv në Zubin Potok, Beogradi arreston serbin për spiunazh!

Mesdheu po ndryshon përgjithmonë! Shkencëtarët japin alarmin: Speciet pushtuese po zhdukin peshqit vendas! Ja shkaku

Kriza e migracionit në Ceuta! "Sanchez, kopil, jep dorëheqjen" - Pritje "e ngrohtë" për Kryeministrin spanjoll

Nga mungesa e ujit te zjarret, vala e të nxehtit paralizon disa vende të Evropës

VIDEO/ E pazakontë në Izrael, ushtarët lënë armët dhe largohen nga baza. Ja ndaj kujt protestojnë

Historia e Ceutës, enklavës spanjolle në Marok ku bashkëjetojnë myslimanët, hebrenjtë dhe hindutë

Meloni kërcënon Spanjën për migrantët: Jemi të gatshëm të pezullojmë Shengenin

32 mln njerëz të diagnostikuar me HIV/ OBSH ngre alarmin: Rriten infeksionet seksualisht të transmetueshme





