Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
BOTA

Sulmi me një të vdekur dhe disa të plagosur në Berlin, babai i autorit: Djalit tim iu “shpëla truri” nga ISIS

P
Piranjat27 July 2026, 18:36 · 3 min lexim
Sulmi me një të vdekur dhe disa të plagosur në Berlin, babai

Babai i Abdul Ballout, 21-vjeçarit që dyshohet se kreu sulmin terrorist gjatë Paradës së Krenarisë në Berlin, ka deklaruar se djali i tij iu “shpëla truri” për të përqafuar ideologjinë e organizatës terroriste Shteti Islamik (ISIS).

Në një intervistë për revistën gjermane Der Spiegel, 64-vjeçari, i cili jeton në Liban, tha se kishte folur me të birin në telefon vetëm disa orë para sulmit.

“Ai më tha se i mungoja dhe se do të donte të ishte me ne në Liban në atë kohë”, rrëfeu ai.

Babai i 21-vjeçarit mohoi çdo lidhje të familjes me ideologjinë e ISIS-it, duke theksuar se ata i përkasin besimit shiit.

“Ne jemi shiitë, nuk e mbështesim atë. Djali im u radikalizua dhe përqafoi rrymën sunite”, u shpreh ai.

Ndërkohë, hetimet për sulmin vijojnë. Policia gjermane ka liruar shtetasin iranian që ishte ndaluar fillimisht si i dyshuar se mund të kishte qenë në automjetin e përdorur gjatë sulmit.

Sipas Der Spiegel, provat e mbledhura nga hetuesit nuk konfirmuan dyshimet ndaj tij, ndaj ai u lirua nga paraburgimi. Megjithatë, autoritetet nuk kanë arritur ende të përcaktojnë nëse Ballout veproi i vetëm apo kishte bashkëpunëtorë.

Sipas hetimeve, Abdul Ballout ishte radikalizuar prej kohësh dhe kishte tentuar disa herë t’i bashkohej organizatës terroriste Shteti Islamik. Ai ishte arrestuar në Liban në vitin 2025, ndërsa në maj të vitit 2026 u dënua në Berlin me një vit e dhjetë muaj burg për planifikimin e një akti të rëndë dhune kundër shtetit. Pas lirimit nga burgu, ai ishte vendosur nën mbikëqyrje dhe mund të përfshihej në një program deradikalizimi.

Hetuesit dyshojnë se Ballout kishte marrë me qira furgonin e bardhë me të cilin u përplas mbi turmën e pjesëmarrësve në Paradën e Krenarisë në parkun Tiergarten. Brenda automjetit u gjet edhe një telefon celular që, sipas autoriteteve, lidhej me 21-vjeçarin.

Për shkak të dyshimeve se bëhet fjalë për një sulm me motive islamiste, çështja është marrë në hetim nga Zyra e Prokurorit Federal të Gjermanisë.

Nga sulmi humbi jetën një grua, ndërsa 29 persona mbetën të plagosur. Sipas autoriteteve, pasi u përplas me një pemë, Ballout zbriti nga automjeti dhe sulmoi disa kalimtarë me hanxhar, përpara se të largohej nga vendngjarja.

Ai u lokalizua më vonë në një kopsht komunitar në lagjen Spandau të Berlinit, ku u qëllua për vdekje nga policia pasi sulmoi efektivët gjatë operacionit për arrestimin e tij.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.