Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,... Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë Kërcënimet ndaj Veliajt/ Berisha: Rama ka frikë se humbet Tiranën, opozita duhet të bashkohet me kandidatë ...
BOTA

Çifti nuk i reziston pasionit/ Dy të dashuruarit kapen duke kryer marrëdhënie s*ksuale në shkëmbinjtë e plazhit

P
Piranjat 1 September 2026, 17:38 · 3 min lexim
Çifti nuk i reziston pasionit/ Dy të dashuruarit kapen duke kryer

Dy të dashuruarit u kapën duke kryer marrëdhënie seksuale në një shkëmb në Borgo Prino, përpara qindra pushuesve, mes tyre edhe fëmijë. Policia u thirr nga pushuesit, ndërsa një efektiv jashtë detyrës ndërhyri i pari.

Vapa përvëluese e ditëve të fundit të gushtit nuk i ka penguar dy të dashuruar italianë që t’i dorëzohen pasionit, por zgjedhja e vendit dhe momentit mund t’u kushtojë shtrenjtë. Çifti, një burrë dhe një grua në moshë të mesme, u kapën duke kryer marrëdhënie seksuale në publik, mbi një shkëmb në zonën e Borgo Prino, në provincën e Imperias, në Itali. Ngjarja ndodhi në mes të ditës, ndërsa plazhi ishte i mbushur me qindra pushues që po shijonin të dielën me diell. Mes tyre ndodheshin edhe fëmijë, çka mund t’i rëndojë më tej pasojat ligjore për çiftin.

Ishin vetë pushuesit ata që vunë re skenën dhe njoftuan policinë. Pavarësisht thirrjeve dhe reagimeve nga plazhi, çifti nuk u ndal menjëherë.Ndërhyrja e parë erdhi nga një polic jashtë detyrës, i cili ndodhej pranë zonës. Efektivi notoi drejt shkëmbit dhe u kërkoi dy të dashuruarve të ndërprisnin veprimin dhe të dilnin në breg.

Pas kësaj, çifti u vesh dhe u shoqërua nga një patrullë policie në komisariat, ku iu nënshtrua kontrolleve të zakonshme.Tashmë dy italianët përballen me pasoja të mundshme ligjore për akte të pahijshme në një vend publik.Sipas raportimeve nga Italia, një shkelje e tillë mund të sjellë një gjobë që varion nga 5 mijë deri në 30 mijë euro. Por situata mund të bëhet edhe më serioze, pasi prania e të miturve në vendngjarje mund të çojë në një vlerësim penal të rastit.

Në skenarin më të rëndë, çifti mund të përballet edhe me dënim me burg nga katër muaj deri në katër vjet, nëse autoritetet do të konsiderojnë se është kryer vepra penale në prani të të miturve.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Nga kategoritë e tjera

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.