BOTA

Ilaria do të festonte nesër 23-vjetorin, prindërit e saj shpërthejnë në lot: Ne jemi ata që do vuajmë përjetësisht

Piranjat Përditësimi i fundit 19 May 2026, 18:43
Ilaria do të festonte nesër 23-vjetorin, prindërit e saj

Prokuroria e Romës kërkon burgim të përjetshëm për Mark Antony Samson, i cili goditi për vdekje ish-të dashurën e tij shqiptare, Ilaria Sula dhe e hodhi trupin e saj, të mbështjellë në një qese, nga një shkëmb, ngjarje e ndodhur në marsin e vitit të kaluar.

Mediat vendase raportojnë se Samson akuzohet për vrasje të rëndë, përfshirë këtu paramendim, dhe fshehje të kufomës, vepër penale e kryer në bashkëpunim me mamanë e tij.

Në argumentet e tyre përfundimtare të mbajtura ditën e sotme, prokurorët deklaruan se vrasja u planifikua nga Samsoni dhe e reja u ekzekutua në mënyrë makabër.

Sipas prokurorisë, Samson dyshohet se e ka goditur Ilarian tre herë në qafë në apartamentin e tij në Via Homs, në lagjen Africano të Romës . Pas krimit të rëndë, së bashku me mamanë e tij Samson arrit të fshihte trupin e Ilarias në një valixhe dhe e braktisën në një përrua në Capranica Prenestina.

Nga hetimet e shtrira në një periudhë 1-vjeçare, prokurorët besojnë se provat rrethanore janë serioze dhe të qëndrueshme sa tashmë është koha e duhur për një vendim për vrasjen e të resë shqiptare që tronditi mbarë opinionin publik, si në shtetin fqinj ku ndodhi ngjarja dhe në Shqipëri.  

Gjatë argumenteve të tyre përfundimtare, prokuroria rindërtoi fazat e ndryshme të tragjedisë.

Sipas tyre, Samsoni e zuri në pritë Ilarian në shtëpinë e tij. Ilaria u tërhoq nga grushtat e tij dhe më pas thuhet se ai e ka goditur me thikë.  Ndërsa thuhet se djali nuk tregoi mëshirë kur e goditi me grusht dhe më pas e theri me thikë, ndërsa e hodhi tutje si mbeturinë .

Sipas prokurorit, Samsoni është " mësuar të gënjejë” dhje është një person manipulues dhe hipokrit. Ai e kishte zënë në kurth Sulën në një lidhje, ai kishte kontrollin e jetës së saj.

Prindërit e viktimës ishin gjithashtu të pranishëm në sallën e gjyqit, të cilët zemërthyer dakordësohen me kërkesën e prokurorisë për burgim të përjetshëm për Samson.

"Ne dëgjuam sa shumë vuajti vajza jonë dhe jemi dakord me zëvendësprokurorin dhe prokuroren për kërkesën për burgim të përjetshëm", u shprehën Flamur dhe Gëzime Sula.

Ndërsa zbuluan se të nesërmen, më 20 maj, vajza e tyre do të festonte 23-vjetorin,  por fatkeqësisht tashmë Ilaria është një engjëll.

"Nesër do të kishte qenë ditëlindja e Ilarias. Ne jemi ata që po vuajmë vërtet një dënim me burgim të përjetshëm, sepse ai është ende gjallë, merr frymë, ha dhe pi. Në vend të kësaj, vajza jonë i ka mbyllur sytë përgjithmonë", shtuan ata.

Kujtojmë se trupi i pajetë i Ilaria Sulës u gjet më 2 prill në një valixhe të hedhur në një humnerë. Ndërsa në fshehjen e këtij krimi që ka tronditur mbarë opinion publik, është përfshirë dhe mamaja e Mark Samsonit, ndja të cilës u caktua 2 vite burgim.

Ndërsa prindërit e Ilarias nuk i kanë pranuar kurrë kërkimfaljet e saj, duke shtuar se ajo shkeli me këmbë gjakun e vajzës së tyre.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?