Incidenti në Ceuta, Sanchez: Ndalimi i Shengenit i diktuar nga injoranca ose interesat politike

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, i është drejtuar me një letër institucioneve të Bashkimit Evropian, ku e cilëson reagimin e BE-së ndaj krizës së emigracionit në Ceuta si “mjaft asimetrik”.
Në letër, Sanchez shprehet se shumica e qeverive evropiane i kanë ofruar Spanjës mbështetje, solidaritet dhe ndihmë për përballimin e situatës. Megjithatë, ai kritikon disa vende anëtare që, sipas tij, kanë zgjedhur të sulmojnë Spanjën dhe të kërkojnë përjashtimin e përkohshëm të saj nga zona Shengen.
“Një qëndrim i tillë – i nxitur nga paragjykimet, dezinformimi, injoranca ose interesat politike – nuk është vetëm në kundërshtim me ligjin evropian, ligjin humanitar dhe parimet e solidaritetit që na bashkojnë, por edhe me interesat afatgjata të Evropës dhe logjikën themelore të shëndoshë”, shkruan Sanchez.
Në letër, kryeministri spanjoll i referohet edhe vendimit të Romës, pa e përmendur drejtpërdrejt Italinë.
Lexo edhe
BOTA
Thatësirë pas 190 vitesh/ Temperaturat ekstreme godasin Mbretërinë e Bashkuar, preken mbi 20 milionë banorë

Zbulimi/ Shkencëtarët lanë ujin brenda një baterie dhe pothuajse i dyfishuan fuqinë

Rusia pretendon se ka marrë nën kontroll dy fshatra të tjerë në Ukrainë

Prapaskenat e vërshimit biblik në Ceuta/ Maroku tërhoqi policinë kufitare, gjykata dha një vendim nxitës

Brazili hap dosjen ndaj “Lulinha”, djali i presidentit Lula nën hetim për...

BE-ja shtrëngon rregullat për ChatGPT dhe Roblox/ Më shumë mbrojtje për përdoruesit

Mercedes fiton më shumë, Porsche shkurton 5 mijë vende pune/ Kriza e tregut godet industrinë gjermane të makinave

VIDEO/ Tërmeti 4.7 ballë trondit Napolin, dalin pamjet e dëmeve. Banorët kalojnë natën jashtë banesave





