Influencerja kolumbiane ekzekutohet në mes të rrugës, po priste të kalonte semaforin kur i hapën zjarr

Angie Marcela Ramírez Vargas, një influencere kolumbiane, ishte duke pritur në semafpr me makinën e saj menjëherë pasi kishte mbaruar palestrën, kur papritur u ekzekutua në vend. Sipas mediave të huaja ka qenë një nga dy personat që ndodheshin në një motorçiklletë ai i cili vrau influenceren kolumbiane 27-vjeçare Angie Marcela Ramírez Vargas, duke e qëlluar nga afër. Gjithë krimi ndodhi në një ambient publik plot me njerëz, pranë një qndre tregtare në Pitalito, në jug të Kolumbisë.
27-vjeçarja arriti të vazhdoi të ngiste makinën për afërsisht 100 metra përpara se të humbiste kontrollin dhe të ndalonte plotësisht. Shërbimet e urgjencës e çuan me shpejtësi në spital, por fatkeqësisht ajo ndërroi jetë disa minuta më vonë nga plagët e shumta të shkaktuara nga të shtënat me armë zjarri, raportojnë mediat e huaja.
Siç shihet nga pamjet e mëposhtme xhami i automjetit është i bërë copash dhe brenda ndodhet trupi i pajetë i të resë.
Sipas hetimeve të deritanishme, dy sulmues të armatosur me motorçikletë i janë afruar pranë automjetit të saj dhe e kanë qëlluar disa herë para se të largoheshin me shpejtësi. Policia nisi një ndjekje të gjerë dhe rrethoi zonën brenda pak minutash. Oficerët më vonë konfiskuan një motoçikletë dhe një armë zjarri që ata besojnë se u përdorën në sulm.
Më tej u arrestua një 48-vjeçar, i cili u gjet i fshehur në një shkurre, si i dyshuar si pasagjeri që qëlloi me armë zjarri.
Motivet e këtij krimi të kryer në gjakftohtësi të plotë nuk dihen ende.
Lexo edhe
BOTA
Kroacia bllokon Malin e Zi në Kapitullin e 31 për rrugën drejt BE-së, zbulohet arsyeja e vetos së Zagrebit

Zbulohet laborator droge brenda një apartamenti në Itali, vihen në pranga dy shqiptarë, sekuestrohen 15 kg kokainë

Skandali/ Sekuestrohen mbi 6 ton produkte mishi në Greqi, të papërshtatshme për konsum

BE shpreh shqetësim për ndalimin e hyrjes së gazetarëve mes Serbisë dhe Malit të Zi

Japonia goditet nga një tërmet i fortë, sa ishte magnituda

Gjermani, gjithnjë e më shumë njerëz ndryshojnë punë

Shtatë të vrarë në sulmet ruse në Ukrainën lindore, viktima edhe në rajonin rus të Belgorodit

Trump pezulloi sulmet ndaj Iranit: Po i japim një shans diplomacisë, por koha po mbaron





