BOTA

“Inteligjenca Artificiale mund të zhdukë njerëzimin brenda një dekade”/ Një tjetër ekspert jep alarmin pasi dorëhiqet nga Google DeepMind

Piranjat Përditësimi i fundit 15 September 2026, 18:17
“Inteligjenca Artificiale mund të zhdukë njerëzimin brenda

Një tjetër ekspert në fushën e Inteligjencës Artificiale, dha alarmin të hënën në lidhje me inteligjencën artificiale, pasi më parë një tjetër ekspertoi paralajmëroi se teknologjia mund të “vrasë të gjithë njerëzit”. Ish-kërkues i Google DeepMind, argumenton se koha për të parandaluar një skenar të tillë mund të jetë duke mbaruar.

Shqetësimi publik për rreziqet e mundshme të Inteligjencës Artificiale është rritur pas deklaratave të kërkuesit të Anthropic, Jacob Coxon, i cili pasi dha dorëheqjen nga kompania, ndër të tjera tha se “njerëzit që po ndërtojnë Inteligjencën Artificiale besojnë sinqerisht se ajo mund të na vrasë të gjithëve deri në fund të kësaj dekade”. Shkencëtari i Anthropic, Evan Hubinger, komentoi më pas deklaratat e Coxon, duke thënë se ai kishte të drejtë dhe se, sipas vlerësimit të tij, ekziston një mundësi prej më shumë se 10% që Inteligjenca Artificiale të çojë në zhdukjen e të gjithë njerëzimit brenda dekadës së ardhshme.

Në të njëjtën linjë u shpreh edhe Bilal Chughtai, i cili njoftoi përmes platformës X largimin e tij nga Google DeepMind. “Kohët e fundit dhashë dorëheqjen nga Google DeepMind, ku punoja në kërkime mbi sigurinë dhe përafrimin e inteligjencës së përgjithshme artificiale (AGI)”, shkroi ai, duke shtuar: “Besoj sinqerisht se Inteligjenca Artificiale ka potencialin të na vrasë të gjithëve dhe se mund të na jetë duke na mbaruar koha për ta parandaluar këtë mundësi”. Chughtai, i cili kishte bashkëfirmosur punime kërkimore gjatë periudhës së tij në Google DeepMind, punonte si inxhinier kërkimor dhe u largua nga kompania në korrik të vitit 2026, sipas profilit të tij në LinkedIn.

Paralajmërimet për “garën” e AI-së

Paralajmërimet e fundit vijnë në një kohë kur po shtohen zërat, edhe brenda vetë industrisë, për rreziqet që lidhen me zhvillimin e pakontrolluar të sistemeve gjithnjë e më të fuqishme.

Drejtori ekzekutiv i Anthropic, Dario Amodei, u shpreh ditët e fundit në favor të ngadalësimit të ritmit të zhvillimit të sistemeve të avancuara të Inteligjencës Artificiale.

Qëndrimi i tij mori një mbështetje të pazakontë nga Elon Musk dhe drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, duke ndezur një debat të ri rreth të ashtuquajturit “AI doomerism” – pra pikëpamjes se zhvillimi i pakontrolluar i Inteligjencës Artificiale mund të çojë në pasoja katastrofike për njerëzimin.

Chughtai argumentoi se zhvillimi i sigurt i Inteligjencës Artificiale është i mundur, por do të kërkojë bashkëpunim dhe koordinim mes kompanive. “Duhet të shmangim këtë garë të furishme mes kompanive të Inteligjencës Artificiale”, deklaroi ai, duke shtuar: “Duhet ta përshtatim ritmin e zhvillimit të Inteligjencës Artificiale me një shpejtësi që shoqëria mund ta menaxhojë, në mënyrë që rreziqet e reja të mund të adresohen përpara se të shkaktojnë dëme ekstreme.”

Megjithatë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka hedhur poshtë këto paralajmërime, duke e cilësuar në një postim në Truth Social si “mashtrim” thirrjen e industrisë së Inteligjencës Artificiale për vendosjen e rregullave mbi sektorin. /PiranjatNews/

 

 

 

 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?