Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt
BOTA

Irani dhe Omani bien dakord për një korridor detar në Ngushticën e Hormuzit

P
Piranjat 6 August 2026, 08:47 · 4 min lexim
Irani dhe Omani bien dakord për një korridor detar në

Irani ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje me Omanin për krijimin e një korridori të përkohshëm detar për transportin e mallrave përmes Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më strategjike të tregtisë globale të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, deklaroi se marrëveshja ndodhet në fazën përfundimtare, por nuk dha detaje mbi mënyrën e funksionimit të saj, shkruan BBC.

Megjithatë, ai theksoi se kjo marrëveshje nuk garanton lundrim të sigurt në Ngushticën e Hormuzit, duke fajësuar bllokadën detare amerikane ndaj porteve iraniane dhe veprimet ushtarake të SHBA-së për situatën e tensionuar në rajon. Deri tani, as Uashingtoni dhe as Omani nuk kanë komentuar zyrtarisht njoftimin e Teheranit.

Që prej sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit në muajin shkurt, Teherani ka kufizuar në masë të madhe qarkullimin në Ngushticën e Hormuzit, rrugë nga e cila kalon rreth 20% e tregtisë botërore të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm (LNG).

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi të martën se Irani do të “goditet shumë rëndë” nëse ngushtica nuk rihapet “shumë shpejt”. Deklarata e tij erdhi pasi zyrtarë të lartë amerikanë thanë se negociatat kishin bërë përparim dhe se transporti detar mund të rifillojë brenda kësaj jave. Nga ana tjetër, Irani këmbëngul se nuk po zhvillon bisedime me SHBA-në dhe nuk planifikon ta bëjë këtë.

Sipas Baqaeit, Irani dhe Omani kanë rënë dakord edhe për koordinatat gjeografike të korridorit të ri detar. Më vonë, zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, bëri të ditur se kjo rrugë do të jetë e përkohshme dhe mund të mbetet funksionale për një periudhë nga dy deri në katër muaj.

Ndërkohë, çmimet e naftës shënuan një rënie të lehtë në tregjet aziatike, me naftën Brent që zbriti me 0.3%, duke reflektuar pritshmëritë për një lehtësim të mundshëm të krizës në një nga arteriet më të rëndësishme të furnizimit energjetik në botë.

Që nga fillimi i konfliktit, trafiku në Ngushticën e Hormuzit është reduktuar ndjeshëm. Autoritetet iraniane kanë kërkuar që çdo kalim të miratohet paraprakisht dhe kanë ndërhyrë ndaj anijeve që nuk kanë respektuar këto urdhra.

Një nga çështjet kryesore që vijon të ndajë Teheranin dhe Uashingtonin është kërkesa e Iranit për vendosjen e tarifave ndaj anijeve që kalojnë nëpër ngushticë. Sipas burimeve të cituara nga Reuters, Irani kërkon tarifa nga 5 deri në 7% të vlerës së ngarkesës, ndërsa Omani ka propozuar një tarifë rreth 3%. SHBA kundërshton çdo tarifë të tillë.

Konflikti nisi më 28 shkurt, kur SHBA-ja dhe Izraeli ndërmorën sulme të gjera ndaj Iranit. Teherani u kundërpërgjigj me sulme ndaj Izraelit dhe vendeve aleate të SHBA-së në Gjirin Persik, duke bllokuar praktikisht Ngushticën e Hormuzit.

Në të njëjtën periudhë u vra edhe udhëheqësi suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei. Pas vdekjes së tij, drejtimi i vendit kaloi te djali i tij, Mojtaba Khamenei, i cili u plagos gjatë sulmeve dhe që prej asaj kohe nuk është shfaqur publikisht.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.