Rrugë që “nuk shkrihen” dhe trena që mund t’i rezistojnë 55°C, plani se si mund të mbrohet Evropa nga nxehtësia
Valët gjithnjë e më të forta të të nxehtit po detyrojnë vendet evropiane të marrin masa të pazakonta për t&e...
Valët gjithnjë e më të forta të të nxehtit po detyrojnë vendet evropiane të marrin masa të pazakonta për t&e...
Një familje në SHBA ka mbetur e shkatërruar pasi qeni i tyre shkaktoi pa dashje një zjarr masiv që përfshiu të gjithë ...
Një talent i ri i tenisit argjentinas ka humbur jetën në një aksident tragjik automobilistik, teksa po festonte fitoren e Argjentinës...
Detaje të reja kanë dalë nga rasti i abuzimit me fondet e degës së Postës Shqiptare në Durrës, ku një auditim i Dre...
Një bashkim kompanish i kryesuar nga Fusha është shpallur fitues në kontratën e majme të Autoritetit Rrugor Shqiptar për t&...
Deputeti Gjin Gjoni i ka drejtuar kreut të SPAK, Klodian Brahos, i cili po raporton në Komisionin Parlamentar “Nisma Qytetare”, një...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Klodian Braho deklaroi se dosja do të bëhet transparente kur të përfundojn&eu...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë ...
“Dua Lipa mbështet protestat e shqiptarëve kundër resortit të Ivanka Trump. Ylli i popit, prindërit e të cilit janë shq...
Një mision shkencor për të eksploruar fundin e Oqeanit Atlantik ka sjellë një zbulim të papritur për studiuesit argjentinas...

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit ka kërcënuar se do të mbyllë edhe “të gjitha korridoret e tjera të eksportit që u sjellin dobi SHBA-së dhe aleatëve të saj”, pas përshkallëzimit të tensioneve në Gjirin Persik dhe mbylljes së Ngushticës së Hormuzit. Në një deklaratë të transmetuar nga agjencia shtetërore iraniane IRNA, Garda Revolucionare tha se eksportet energjetike të rajonit “ose do të ndahen nga të gjithë, ose nuk do të jenë të disponueshme për askënd”.
Kërcënimi vjen pasi Irani mbylli Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të energjisë në botë, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë rikthyer një bllokadë detare ndaj porteve iraniane. Sipas Reuters, analistët vlerësojnë se deklarata e Teheranit mund të jetë një sinjal se Irani mund të përdorë aleatët e tij, rebelët Huthi në Jemen, për të tentuar mbylljen e Ngushticës Bab el-Mandab, duke hapur një front të ri përballjeje me Uashingtonin. Bab el-Mandab lidh Detin e Kuq me Gjirin e Adenit dhe është një nga korridoret kryesore të tregtisë globale, përmes të cilit kalojnë një pjesë e konsiderueshme e eksporteve të naftës saudite dhe miliona tonë mallra çdo vit.
Një zyrtar i lartë i Huthëve paralajmëroi se grupi mund të mbyllë këtë ngushticë nëse Arabia Saudite vazhdon sulmet ndaj Jemenit, duke pretenduar se një veprim i tillë mund të çojë çmimin e naftës deri në 200 dollarë për fuçi.
Huthët kanë goditur më herët transportin ndërkombëtar në Detin e Kuq, veçanërisht pas nisjes së luftës në Gaza në vitin 2023, kur sulmuan anije tregtare duke pretenduar se po synonin mjetet që kishin lidhje me Izraelin. Kërcënimet e reja iraniane vijnë një ditë pasi ushtria amerikane njoftoi nisjen e një vale sulmesh kundër objektivave iraniane, me synim dobësimin e kapaciteteve që, sipas Uashingtonit, janë përdorur për sulme ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit.
Shtetet e Bashkuara pretendojnë se Irani ka sulmuar shtatë anije tregtare gjatë javës së fundit, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur mes ekuipazheve. Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM) deklaroi se ka goditur dhjetëra objektiva ushtarake pranë Hormuzit dhe zonave bregdetare të Iranit.
Ndërkohë, Garda Revolucionare deklaroi se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur deri në “fundin e të këqijave të Amerikës”. Përpara përshkallëzimit të konfliktit, rreth një e pesta e furnizimeve globale me naftë dhe gaz kalonte çdo ditë përmes kësaj rruge detare. Teherani gjithashtu pretendoi se kishte goditur objekte të Flotës së 5-të amerikane në Bahrein, një objekt logjistik amerikan në Kuvajt dhe një bazë amerikane në Jordani. Nga ana tjetër, Jordania njoftoi se kishte interceptuar dhe rrëzuar tre raketa balistike iraniane që hynë në hapësirën e saj ajrore.
Paralelisht, presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se SHBA mund të godasë infrastrukturën energjetike të Iranit nëse Teherani nuk rikthehet në negociata. “Do t’i lë objektivat e energjisë për në fund, por përfundimisht do t’i arrijmë ato”, tha Trump në një intervistë për Fox News. Përshkallëzimi i ri ka rritur shqetësimet në tregjet ndërkombëtare, ndërsa çmimet e naftës kanë shënuar rritje për shkak të frikës se një konflikt më i gjerë mund të ndërpresë furnizimet globale të energjisë.
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit ka hyrë në ditën e katërt të përshkallëzimit ushtarak, me sulme të...
Një 39-vjeçar nga Rochester, New York, është arrestuar nga autoritetet federale amerikane, pasi akuzohet se ka kërcënuar me vras...
Presidenti amerikan Donald Trump ka paguar mbi 5.6 milionë dollarë (rreth 4.8 milionë euro) për shkrimtaren E. Jean Carroll, pas një be...
SHBA- Komanda Qendrore e SHBA-së ka konfirmuar ditën e sotme sulmet te reja ndaj Iranit. Konkretisht, deklarata e CENTCOM-it thotë se qëllim...
Ish-ministrja e qeverisë britanike Anne Whitcomb, e cila u gjet e vrarë në shtëpinë e saj javën e kaluar, ishte viktimë e nj&...
Një vajzë 27-vjeçare dhe një djalë 28-vjeçar janë gjetur të pajetë brenda një makine në garazhin e nj...
Deklaratat e fundit të Ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët kanë shkaktuar reag...
Një pankartë gjigante me mesazh kërcënues ndaj drejtuesve të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara është vendosur në S...
Nëse Snezhana Paunoviç do të kishte qenë një zë periferik i nacionalizmit serb apo një aktiviste në skajet e politik&e...
Sasia e ricinës që kishin konsumuar Antonella Di Ielsi dhe vajza e saj 15-vjeçare, Sara Di Vita ishte aq e madhe, sa ishte praktikisht e pamund...