“Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore” – JD Vance paralajmëron Teheranin: Do të përdorim të gjitha mjetet ushtarake, ekonomike e diplomatike!

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD Vance, ka deklaruar se Uashingtoni do të përdorë të gjithë arsenalin diplomatik, ekonomik dhe ushtarak për të zgjidhur konfliktin me Iranin, duke garantuar se Teherani nuk do të lejohet në asnjë rrethanë të zhvillojë armë bërthamore.
Marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten të tensionuara pas konfrontimeve të fundit ushtarake dhe zhvillimeve rreth Ngushticës së Hormuzit.
“Një sistem i thyer mes radikalëve dhe atyre që duan paqen”
Gjatë një interviste për rrjetin mediatik “Fox News”, Vance u ndal te pengesat kryesore në procesin e negociatave me regjimin iranian, duke nëvizuar se përballen me një strukturë të ndërlikuar dhe të përçarë pushteti brenda Teheranit.
“Së pari, iranianët janë njerëz jashtëzakonisht të vështirë për të negociuar. Së dyti, ata kanë një sistem të thyer. Ka njerëz brenda sistemit të tyre që duan që lufta të përfundojë, por ka edhe nga ata që janë radikalë të çmendur që duan që lufta të vazhdojë. Detyra jonë është të lundrojmë përmes kësaj situate dhe të marrim rezultatin më të mirë për popullin amerikan dhe për presidentin e SHBA-së,” u shpreh zëvendëspresidenti amerikan.
Prirja për diplomaci dhe rënia e çmimeve të naftës
Pavarësisht retorikës së fortë, Vance shprehu besimin se situata do të arrijë në një pikë zgjidhjeje, çka do të sjellë edhe stabilizimin e tregjeve globale të energjisë. Ai theksoi se zgjidhja e këtij konflikti do të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e çmimeve të naftës dhe mbajtjen e tyre në nivele të ulëta, ndërsa SHBA-ja do të dalë gjeopolitikisht më e fortë.
Nga ana tjetër, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë me dije se preferon arritjen e një marrëveshjeje diplomatike me Teheranin sesa ndërmarrjen e veprimeve ushtarake. Megjithatë, Uashingtoni ka paralajmëruar qartë se opsioni ushtarak mbetet tërësisht i hapur nëse përpjekjet diplomatike dështojnë përfundimisht.
Lexo edhe
BOTA
Nga Amerika e Jugut drejt Europës – Sekuestrohen 5 ton kokainë në anijen e mallrave në Portugali! Arrestohen 3 persona

Të paktën 10 të vrarë në disa rajone nga sulmet ruse në Ukrainë

NBC: Pentagoni harton strategji bërthamore për një luftë të mundshme me Rusinë dhe Kinën

U përhapën si re gjigante, miliona karkaleca “pushtojnë” qytetin

Kush është Abdul El-Sayed? Mjeku mysliman që po bëhet gati për senatin amerikan?





