Ish-kampioni i WWE humbet ndjenjat pas një shuplake të fuqishme, pamjet bëhen virale

Ish-kampioni i WWE, Jake Hager, i njohur për publikun e mundjes si Jack Swagger, është nokautuar brutalisht gjatë paraqitjes së tij të dytë në kompeticionin Power Slap, promovimi i krijuar nga presidenti i UFC-së, Dana White.
44-vjeçari u përball me ish-mundësin profesionist Amanpreet Singh, i cili e goditi me një shuplakë të fuqishme në raundin e tretë. Goditja e rrëzoi menjëherë Hager në tapet, duke i shkaktuar humbjen e ndjenjave.
Pamjet e incidentit u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, ku përdoruesit reaguan me komente të shumta. Disa e cilësuan momentin si një nga nokautet më të forta të këtij sporti, ndërsa të tjerë ironizuan mënyrën se si ish-ylli i WWE përfundoi pas goditjes.
Hager iu bashkua Power Slap në fillim të këtij viti. Në debutimin e tij, në muajin mars, ai fitoi me nokaut teknik ndaj Devin "Big Jinxx" Jenkins në raundin e tretë, por këtë herë nuk arriti të përsëriste suksesin.
Gjatë karrierës në WWE, Hager, nën emrin Jack Swagger, qëndroi për 11 vite dhe në vitin 2010 fitoi titullin botëror, të cilin e mbajti për 78 ditë. Pas largimit nga WWE në vitin 2017, ai iu përkushtua arteve marciale të përziera (MMA), ku regjistroi katër fitore pa humbje në organizatën Bellator, ndërsa më pas garoi edhe në AEW për pesë vite.
Së fundmi, ish-kampioni ka zgjedhur të provojë veten edhe në Power Slap, por paraqitja e tij e dytë përfundoi me një nokaut të rëndë që u bë viral në internet./Përktheu Piranjat News
Lexo edhe
BOTA
E adoptoi qenin përmes Facebook-ut, 32-vjeçarja sulmohet brutalisht vetëm tri javë më vonë

The New York Times: Si dështoi Trump të siguronte Ngushticën e Hormuzit në marrëveshjen e tij me Iranin
Tajfuni “Bavi” godet Kinën, 1.7 milionë persona evakuohen pas përmbytjeve dhe shkatërrimeve masive

Më shumë se dy javë nga tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, rëndohet bilanci i viktimave, shkon në 4.490 numri i personave që humbën jet...

Sulm i ri ndaj impiantit energjetik të Kuvajtit, rritet alarmin për anijet në Gjirin Persik





