Ish-kryeministri i Izraelit sulmon Netanyahun: Kemi humbur SHBA-të dhe pjesën tjetër të botës

Ish-kryeministri izraelit Naftali Bennett tha se Izraeli “ka humbur Shtetet e Bashkuara” dhe pjesën tjetër të botës, duke paralajmëruar se pozita ndërkombëtare e vendit ka arritur një nivel historikisht të ulët.
Duke folur të mërkurën në Konferencën për Konceptin e Sigurisë së Izraelit në Tel Aviv, Bennett tha: “Kemi humbur Shtetet e Bashkuara, kemi humbur botën.”
Fjalët e tij u transmetuan në kanalin zyrtar të Bennett në YouTube. “Jemi në pikën më të tmerrshme të ulët të pozitës së Izraelit në botë që nga themelimi i shtetit”, shtoi ai.
Bennett akuzoi qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanyahu se nuk ka arritur të sigurojë fitore në disa fronte.
“Qeveria Netanyahu nuk di të fitojë askund, as në Gaza, as në Liban. Nuk po fitojnë askund”, tha ai.
Ish-kryeministri argumentoi gjithashtu se Izraelit i mungon një institucion efektiv për t’iu kundërvënë asaj që ai e përshkroi si fushata ndikimi që synojnë vendin.
Bennett është shfaqur si një kundërshtar i rëndësishëm i Netanyahut përpara zgjedhjeve parlamentare të Izraelit, duke kritikuar vazhdimisht mënyrën se si qeveria po e menaxhon luftën në Gaza dhe marrëdhëniet me aleatët e Izraelit.
Izraeli është përballur me kritika dhe izolim në rritje në arenën ndërkombëtare për shkak të luftës në Rripin e Gazës, ku ushtria e tij ka vrarë dhjetëra mijëra palestinezë, ka zhvendosur pjesën më të madhe të popullsisë dhe ka shkatërruar zona të mëdha të enklavës që nga tetori 2023.
Lexo edhe
BOTA
VIDEO/ Aksidenti i pazakontë dhe “qesharak” i automjetit në rrugë

Vatikani investon 100 milionë euro për energji të gjelbër

FOTO/ Me byzylyk elektronik, abuzuesi i grave vrau yllin e TikTok-ut dhe hodhi trupin në vresht 950 km larg shtëpisë

VIDEO nga momenti/ Ndjekja ‘rrufe’ prej 160 km në orë e Passatit nga policia që përfundoi me 7 të vdekur

Lufta me SHBA, Irani ndryshon doktrinën ushtarake. Shpërblim për ata që kapin trupa amerikane





