BOTA

Ish-kryeministrja në ekzil e Bangladeshit paralajmëron rikthimin/ Hasina: Mund të më burgosin ose të më vrasin, por do ta bëj

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Gusht 2026, 10:39

Ish-kryeministrja në ekzil e Bangladeshit paralajmëron rikthimin/

Ish-kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina, ka njoftuar se planifikon të kthehet në vendin e saj nga mërgimi në Indi në muajin dhjetor, pavarësisht se përballet me një dënim me vdekje për rolin e saj në shtypjen e protestave të vitit 2024.

Hasina bëri deklaratën gjatë një aktiviteti të organizuar në New Delhi nga Klubi i Korrespondentëve të Huaj të Azisë Jugore, në përvjetorin e dytë të kryengritjes që çoi në rrëzimin e qeverisë së saj. Edhe pse ishte paralajmëruar një paraqitje me video, ajo zgjodhi të dërgonte vetëm një mesazh audio, pa u shfaqur para kamerave.
“Do të kthehem te populli im. E di që mund të më fusin në burg, mund të më vrasin ose të ndodhë diçka tjetër, por duhet të kthehem. Frika nuk mund të më pengojë të përmbush detyrën time ndaj popullit,” u shpreh ajo, duke shtuar se datën dhe detajet e kthimit do t’i bëjë publike më vonë.

Hasina u largua në Indi në vitin 2024, pasi protestat e udhëhequra nga studentët rrëzuan qeverinë e saj, duke i dhënë fund një karriere prej gjithsej 20 vitesh në krye të vendit.
Në vitin 2025, një gjykatë në Bangladesh e dënoi në mungesë për krime kundër njerëzimit, duke e shpallur fajtore për shtypjen e dhunshme të protestave të vitit 2024. Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 1,400 persona humbën jetën gjatë trazirave. Hasina është dënuar me vdekje, por i ka mohuar akuzat, duke i cilësuar ato si të motivuara politikisht.
Çështja ka përkeqësuar marrëdhëniet mes Bangladeshit dhe Indisë. Daka ka kërkuar vazhdimisht ekstradimin e Hasinës, ndërsa autoritetet indiane kanë deklaruar se po shqyrtojnë kërkesën.
Ministria e Jashtme e Bangladeshit reagoi ashpër ndaj paraqitjes së saj publike në Indi, duke e cilësuar atë një “fyerje ndaj sovranitetit” të vendit dhe duke paralajmëruar se kjo mund të dëmtojë marrëdhëniet dypalëshe.

Një ditë më parë, qeveria e kryeministrit Tarique Rahman kishte paralajmëruar mediat vendase të mos transmetonin deklaratat e Hasinës, duke iu referuar një urdhri gjykate të vitit 2024 që ndalon publikimin e komenteve të saj. Për pasojë, asnjë media në Bangladesh nuk e transmetoi aktivitetin, megjithëse fjalimi u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale.
Gjatë deklaratës së saj, Hasina kërkoi gjithashtu heqjen e ndalimit ndaj partisë së saj, Lidhjes Awami, dhe lirimin e të burgosurve politikë. Ajo pretendoi se protestat që nisën për sistemin e kuotave në punësimin publik u shndërruan në një përpjekje të organizuar për rrëzimin e qeverisë dhe minimin e rendit kushtetues.

Ish-kryeministrja akuzoi gjithashtu qeverinë aktuale për përkeqësimin e ekonomisë së vendit, duke përmendur ngadalësimin e rritjes ekonomike, rënien e investimeve dhe shtimin e papunësisë.
Ndërkohë, në Daka, protestuesit dogjën një kukull që simbolizonte Hasinën, ndërsa autoritetet inauguruan Muzeun Memorial të Kryengritjes së Korrikut 2024, i ngritur në ish-rezidencën zyrtare të saj. Muzeu përmban materiale audio-vizuale, objekte personale të viktimave dhe dokumente që pasqyrojnë ngjarjet e protestave dhe akuzat për abuzime gjatë qeverisjes së Hasinës.
Muzeu u përurua nga qeveria e përkohshme e udhëhequr nga fituesi i Çmimit Nobel për Paqen, Muhammad Yunus, në praninë e kryeministrit Tarique Rahman.

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

SOCIALE 6 Gusht17:27

Tre vite pa fondet IPARD në bujqësi

Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...