
Parlamenti Evropian u prek thellë nga fjalimi emocional i Roman Oleksiyevit, një djalë 11-vjeçar nga Ukraina, i cili humbi nënën e tij në një bombardim në vitin 2022 dhe vetë kaloi më shumë se 100 ditë në kujdes intensiv, duke iu nënshtruar më shumë se 35 operacioneve. Romani foli në Strasburg gjatë prezantimit të një dokumentari kushtuar fëmijëve të prekur nga lufta në Ukrainë. Fjalët e tij prekëse e bënë përkthyesin zyrtar të mos arrinte të vazhdonte përkthimin, i pushtuar nga emocionet, ndërsa edhe shumë nga të pranishmit në sallë mbetën të përlotur.
“Isha me nënën time në spital kur ra një bombë. Kjo ishte hera e fundit që e pashë dhe i thashë lamtumirë.”, tha ai. Për shkak të emocioneve të forta, përkthyesi u ngrit në lot dhe ndërhyri kolegu i tij për të vazhduar përkthimin.
“E pashë nën rrënoja, i pashë flokët dhe i thashë lamtumirë. Pastaj qëndrova në kujdes intensiv për më shumë se 100 ditë dhe iu nënshtrova 35 operacioneve të ndryshme. Tani jam në rrugën e shërimit.”, shtoi ai.
Në mbyllje të fjalës së tij, i duartrokitur fort nga eurodeputetët, ai dha një mesazh shprese dhe qëndrueshmërie. “Kur jemi bashkë, jemi të fortë. Nuk dorëzohemi kurrë dhe vazhdojmë të mbështesim Ukrainën dhe fëmijët e saj.”, tha ai.

Historia që u bë film
Ngjarja dramatike që Romani përshkroi është edhe pjesë e dokumentarit të shfaqur në Strasburg. Ajo nisi në korrik 2022, kur ai dhe nëna e tij, Halina, po prisnin takimin me mjekun në një klinikë në Vinnytsia. Papritur, raketat goditën ndërtesën, duke shkaktuar 26 viktima, mes tyre edhe nënën e Romanit.
Djali u nxor i gjallë nga rrënojat, por me lëndime të brendshme dhe djegie që mbulonin 45% të trupit të tij, gjendja e tij ishte kritike.
Vetëm pak ditë më vonë, falë një programi evakuimi mjekësor (medevac) të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë së Ukrainës me mbështetjen e OBSH-së, Bashkimit Evropian dhe disa shteteve anëtare, Romani u dërgua jashtë vendit për trajtim të specializuar.
Aty nisi edhe rruga e gjatë e shërimit, me qindra ditë në spital dhe më shumë se 35 operacione. Historia e tij, e dhimbshme dhe njëkohësisht e jashtëzakonshme, është sot pjesë e një filmi dokumentar që po sensibilizon opinionin publik evropian për dramën e fëmijëve ukrainas në luftë.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
11 December08:32
Presidenti amerikan lançon “Trump Gold Card”, vizë e përshpejtuar për të huajt e pasur kundrejt pagesës
Presidenti amerikan Donald Trump ka prezantuar një skemë të re imigracioni që u ofron vizë të përshpejtuar qytetarëve ...
BOTA
11 December08:19
Trump paralajmëron shpalljen e Bordit të Paqes për Gazën: Të gjithë udhëheqësit duan të jenë pjesë e tij
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se një njoftim në lidhje me udhëheqësit botërorë që...
BOTA
10 December23:37
Arrestohet ish-presidenti i Bolivisë
Ish-presidenti i Bolivisë, Luis Arce, thuhet se u arrestua dhe u dërgua në selinë e policisë të mërkurën. Ish-ministrja ...
BOTA
10 December23:00
Zbulimi historik, arkeologët: Njerëzit e ndezën zjarrin 350.000 vjet më herët nga sa mendohej
Një zbulim mahnitës në një gërmim arkeologjik në Mbretërinë e Bashkuar po rishkruan kronologjinë e kohës kur...
BOTA
10 December22:48
Trump ashpërson hyrjet për turistët, kërkohet historiku 5-vjeçar i rrjeteve sociale
Turistëve nga dhjetëra vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, do t’u kërkohet të dorëzojnë historikun...
BOTA
10 December22:10
Krimi makabër, burri vret ish-missin dhe i copëton pjesët në blender duke parë video në Youtube
Burri i një ish-finalisteje të Miss Zvicrës është akuzuar për vrasjen makabre të gruas së tij, të cilën e mbyt...
BOTA
10 December22:04
SHBA sekuestron anijen cisternë të naftës brigjet e Venezuelës, rritet çmimi
SHBA-të kanë sekuestruar një anije cisternë nafte në brigjet e Venezuelës, tha Presidenti Donald Trump të mërkurën,...
BOTA
10 December21:13
Udhëtimi në SHBA gjithnjë e më i vështirë edhe si turist. Ja masat për 42 vende
Turistët nga dhjetëra vende (gjithsej 42) mund të detyrohen të japin historikun e tyre të mediave sociale për pesë ...
BOTA
10 December20:50
Hetimi ndaj Mogherinit/ Pse skandali në Kolegjin e Evropës rrezikon të trondisë Unionin
Bërthama e fortë e institucioneve qendrore të Bashkimit Evropian është përsëri në mes të skandaleve. Çë...
BOTA
10 December20:37
Protesta masive në Bullgari kundër korrupsionit, kërkohet dorëheqja e qeverisë
Mijëra bullgarë u mblodhën të mërkurën në mbrëmje kundër qeverisë në vend dhe asaj që ata e quajn&eu...