
Skena tronditëse u regjistruan në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Portland, në shtetin e Oregonit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një 45-vjeçar përplasi një makinë të mbushur me eksploziv në një klub sportiv, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm dhe dëme të mëdha materiale. Autori është identifikuar si Bruce Whitman, ish-punonjës i Multnomah Athletic Club. Ai humbi jetën në vendngjarje, pasi automjeti që drejtonte shpërtheu në hyrje të ndërtesës, pak para orës 03:00 të mëngjesit.
Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur një automjet tip “Nissan” i zi përplaset me forcë në dyert prej xhami të objektit, duke hyrë në hollin e godinës. Regjistrimi ndërpritet pak sekonda përpara shpërthimit, i cili la pas shkatërrime të mëdha, me dëme që llogariten në miliona dollarë. Sipas autoriteteve, makina ishte e ngarkuar me bombola gazi propan dhe mjete shpërthyese të improvizuara. Hetimet paraprake tregojnë se automjeti ishte marrë me qira vetëm pak orë para sulmit.
Fatmirësisht, pavarësisht fuqisë së shpërthimit, nuk pati persona të tjerë të lënduar, pasi ndërtesa ishte pothuajse bosh në momentin e ngjarjes. Familjarët e autorit kanë deklaruar se ai vuante nga probleme të rënda të shëndetit mendor, përfshirë çrregullim bipolar dhe skizofreni. Sipas tyre, pushimi nga puna disa vite më parë nga klubi kishte ndikuar thellë në gjendjen e tij psikologjike dhe ishte kthyer në burim të vazhdueshëm frustrimi.
Dokumentet gjyqësore tregojnë se 45-vjeçari kishte zhvilluar një obsesion të dhunshëm ndaj klubit dhe anëtarëve të tij, duke bërë më herët kërcënime dhe duke u shfaqur pranë banesave të personave të lidhur me këtë institucion. Ngjarja ka rikthyer shqetësimet mbi trajtimin e rasteve të shëndetit mendor dhe sigurinë publike në SHBA, ndërsa Multnomah Athletic Club, një nga qendrat më të mëdha private sportive dhe sociale në vend me mbi 21 mijë anëtarë, do të mbetet i mbyllur për një periudhë të pacaktuar për shkak të dëmeve të mëdha.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
6 May08:46
Rusia sulmon Ukrainën mes armëpushimit të njëanshëm të Kievit
Autoritetet në Ukrainë kanë akuzuar Rusinë për nisjen e një vale të re sulmesh në orët e para të mëngje...
BOTA
6 May08:18
SHBA-të ndryshojnë projekt-rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Ngushticën e Hormuzit
Administrata amerikane ka ndryshuar një projekt-rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi sigurinë e transporti...
BOTA
6 May07:58
SHBA-ja dhe Irani afër marrëveshjes! Çfarë zhvillimesh sjell “ngrirja” e Operacionit ‘Liria’ e Hormuzit nga Trump?
Bisedimet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit duket se kanë hyrë në fazën përfundimtare, me synim zgjidhj...
BOTA
6 May07:48
“Më shikoi në mënyrën sesi një burrë vështron një grua” – Si reagoi Merlin Monro ndaj Hrushovit"
Pesëdhjetë e gjashtë vite më parë, duke shpresuar që të zgjidhte një krizë në thellim rreth fatit të Berl...
BOTA
6 May07:36
Donald Trump pezullon operacionin ushtarak në Ngushticën e Hormuzit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka pezulluar operacionin ushtarak amerikan për shoqërimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit, m&eum...
BOTA
5 May23:43
"Po përdor një neutralitet strategjik"/ Analiza e DW: Si po fiton Siria në luftën e Iranit?
Përshkrimet e Sirisë kanë ndryshuar shumë gjatë vitit të kaluar. Nga një shtet sponsor shumë i keqtrajtuar, në...
BOTA
5 May23:28
FOTO/ Ky është momenti i fundit para abuzimit seksual dhe vrasjes së vogëlushes, autorin e pret fundi fatal
Vrasësi i rrëfyer i 7-vjeçares Athena Strand është dënuar me vdekje, ndërsa prokurorët e kritikuan pedofilin e ç...
BOTA
5 May23:02
Ish-i dashuri hyn në banesën e 35-vjeçares dhe i shpërthen bombën
Një burrë hyri me forcë në një shtëpi i armatosur me një pajisje, pak minuta para një shpërthimi që vrau at&eu...
BOTA
5 May22:12
E akuzoi për aksidentin fatal të të birit, prita vdekjeprurëse e babait ndaj 21-vjeçarit që po trondit Greqinë
Prita vdekjeprurëse që një burrë 54-vjeçar i ngriti shoferit që ai besonte se ishte përgjegjës për vdekjen e djal...
BOTA
5 May21:58
Trump e sulmoi për armët bërthamore të Iranit, reagon Papa
Papa Leo tha të martën (5 maj) se shpreson të përhapë mesazhin e krishterë duke folur për paqen, por se njerëzit jan&eum...