Italia përfshihet nga moti i keq, lëshohet alarm në 12 rajone

Italia është përfshirë nga një valë moti të keq, me stuhi të fuqishme, reshje intensive dhe erëra të forta që kanë prekur disa zona të vendit.
Autoritetet italiane kanë lëshuar alarm të verdhë për 12 rajone për ditën e premte, ndërsa një sistem atmosferik me origjinë nga Atlantiku po kalon përmes Evropës Qendrore dhe ka sjellë përkeqësim të ndjeshëm të motit në veri dhe qendër të Italisë.
Paralajmërimet përfshijnë pjesë të Abruzzos, Bazilikatës, Lazios, Kampanias, Lombardisë, Marche-s, Molises, Puglias, Sardenjës, Siçilisë, Umbrias dhe Toskanës.
Ndërkohë, stuhi janë regjistruar ose priten edhe në Liguria, Emilia-Romagna, Veneto dhe Friuli-Venezia Giulia, me reshje të dendura, erëra të forta dhe aktivitet të shpeshtë elektrik.
Situata është bërë veçanërisht problematike në Firence, ku reshjet intensive janë përshkruar nga mediat italiane si një “bombë uji”.
Edhe një prej simboleve kulturore të qytetit u përball me pasojat e motit. Në Galerinë Uffizi, uji depërtoi në ambientet e muzeut dhe ra mbi xhamin e jashtëm të strukturës mbrojtëse ku ekspozohet “Bakusi” i Caravaggio-s. Sipas raportimeve, vepra e artit nuk ka pësuar dëmtime.
Për të enjten, alarmi portokalli ishte në fuqi në zona të Ligurias dhe Emilia-Romagna-s, ndërsa rajone të tjera vijonin të ishin nën alarm të verdhë.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes për shkak të rrezikut nga përmbytjet lokale, rrëshqitjet e tokës, erërat e forta dhe shkarkesat atmosferike.
Lexo edhe
BOTA
Në Iran janë vrarë më shumë ushtarë amerikanë se sa është deklaruar

Zgjedhjet parlamentare në Rusi/ Partia e Putinit kryeson me 57.5% sipas rezultateve të para

Gara e çmendur SHBA-Kinë për IA që mund të sjellë katastrofën

Konflikti Ukrainë-Rusi/ Zelensky: Do të takohemi me Trump në New York, shumë gjëra mund të ndryshojnë

Zgjedhjet në Gjermani/ Merz: Rezultati në Mecklenburg është katastrofë, por nuk do të tërhiqem nga drejtimi i partisë





