Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
BOTA

Italia ul përkohësisht taksat mbi naftën

P
Piranjat29 July 2026, 09:54 · 2 min lexim
Italia ul përkohësisht taksat mbi naftën

Qeveria italiane ka ulur përkohësisht me 17 cent për litër taksat mbi naftën për të zbutur presionin nga rritja e çmimeve të karburanteve.

Masa do të mbetet në fuqi të paktën deri më 6 gusht. Ministri i Ekonomisë, Giancarlo Giorgetti, tha se qeveria do të mblidhet më 4 gusht për të diskutuar hapa të tjerë të mundshëm, duke shtuar se, nëse do të jetë e nevojshme, mund të ndërhyjë edhe për të kufizuar faturat e energjisë elektrike dhe të gazit.

“Ne do të vlerësojmë se si do të zhvillohet situata,” tha ai.

Edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e vlerësoi reagimin ndaj rritjes së çmimeve, të cilën, sikurse tha ajo “nuk e kemi shkaktuar ne, por që duhet ta përballojmë”.

Meloni tha se çmimet e naftës rëndojnë sidomos mbi sektorë si transporti dhe bujqësia, çka do të thotë se në fund koston e paguan çdo familje.

Meloni: Kjo masë nuk e zgjidh problemin
“Ne e dimë se kjo nuk e zgjidh problemin,” tha Meloni. “Por është një përgjigje në kohë dhe e përgjegjshme, duke marrë parasysh burimet e kufizuara që kemi dhe një situatë ndërkombëtare që po evoluon vazhdimisht.”

Edhe Gjermania miratoi në fillim të vitit përmes një votimi në parlament një ulje të përkohshme të taksave mbi naftën dhe produktet e naftës, përfshirë benzinën.

Por kjo masë skadoi në fund të qershorit, pak përpara se të përshkallëzoheshin sërish armiqësitë mes SHBA dhe Iranit, dhe gjatë këtij muaji çmimet janë rritur ndjeshëm edhe një herë./DW

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.