BOTA

“Jam kuzhinier…”- Shqiptari u bë për spital nga banorët pasi vodhi 5 mijë euro bizhuteri ari, qep gojën në Gjykatë

Piranjat Përditësimi i fundit 8 December 2025, 16:48

“Jam kuzhinier…”- Shqiptari u bë për spital nga

Një shqiptar i dyshuar si pjesë e një bande “skifterësh” në Itali, u arrestua nga karabinierët në rajonin e Torinos. Fundjavën e kaluar, ai u ndoq dhe u rrah nga qytetarët pas një vjedhjeje me thyerje në një shtëpi në Arnad të Aostës, duke marrë prej aty të paktën 5 mijë euro mall, kryesisht bizhuteri floriri dhe sende me vlerë.

Banorët e goditën edhe me një mjet bujqësor, kazmë, duke i shkaktuar dëmtime me kohë rikuperimi shëndetësor një muaj.

“TGR Valle d’Aosta”, raportoi se arrestimi i 40-vjeçarit është konfirmuar dhe vepra e tij e provuar tashmë, teksa Gjykata e la në qeli.

Kur karabinierët mbërritën në vendngjarje, e gjetën burrin shqiptar duke vuajtur nga lëndime të shumta. Ata thirrën shërbimet e urgjencës mjekësore, ku emigranti u diagnostikua me një frakturë të legenit të shkaktuar nga një rënie, ndërsa po përpiqej të ngjitej mbi një gardh privat, por edhe goditje nga banorët. Gjykatësi në Gjykatën e Aostës ka vendosur që emigranti duhet të mbetet në burg dhe do të transferohet atje pasi të dalë nga reparti i spitalit ku ende po kurohet.

Shqiptari shfrytëzoi të drejtën e tij për të heshtur, duke deklaruar vetëm se ishte kuzhinier në Shqipëri. Gjykimi i shpejtë është caktuar për 19 dhjetor. Karabinierët raportuan se “në kohën e arrestimit të tij, atij iu gjetën 500 euro në para të gatshme, një çantë luksoze dhe objekte të çmuara, me një vlerë totale të vjedhur prej afërsisht 5 mijë eurosh”.

Sipas atyre që drejtojnë hetimin, “kjo nuk është një vjedhje e qëllimshme, por një nga shumë përpjekje për të sulmuar shtëpitë në zonë”. Vjedhja me forcë duket se ka ndodhur përmes një dere me rrjetë që ishte shqyer. Për këtë arsye, akuza është vjedhje e rëndë, e cila mbart një dënim prej 4 deri në 7 vjet burg, informon media italiane. Por për shkak të kartelës penale të pastër, pasi është pa precedentë, shqiptari mund të shpëtojë me më pak se 4 vite dënim, arrest shtëpiak dhe ndalim qëndrimi në Luginën e Aostës.

Nuk ka asnjë gjurmë të bashkëpunëtorëve, një ose ndoshta dy, që janë arratisur. Hetimet për ta po vijojnë ende. Policia tha se po kërkon edhe tre qytetarët që dyshohet se e goditën hajdutin e dyshuar me një kazmë, duke i shkaktuar plagë që besohet se do të shërohen brenda 30 ditësh.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?