“Jam në listën e tyre prej kohësh”/ Trump paralajmëron Iranin: Nëse më vrasin, kam lënë urdhra që ta bombardojnë si kurrë më parë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se ka lënë udhëzime të qarta për mënyrën se si duhet të reagojë SHBA-ja në rast se Irani arrin të realizojë një atentat ndaj tij, duke paralajmëruar Teheranin me pasoja të rënda.
Në një intervistë për New York Post, Trump tha se ka qenë prej kohësh në shënjestër të autoriteteve iraniane dhe se administrata amerikane është e përgatitur për çdo skenar.
“Jam në listën e tyre prej shumë kohësh. Kjo është ajo me të cilën përballemi”, u shpreh presidenti amerikan.
Ai zbuloi se ka lënë urdhra të drejtpërdrejtë për reagimin e SHBA-së nëse do të ndodhte një atentat ndaj tij.
“Kam lënë urdhra që, nëse ndodh diçka, thjesht t’i bombardojnë, fjalë për fjalë, në një nivel që nuk e kanë parë kurrë më parë”, deklaroi Trump.
Komentet e tij vijnë pas raportimeve se Izraeli ka ndarë me Shtetet e Bashkuara informacione të inteligjencës që lidhen me një plan të dyshuar iranian për atentat ndaj presidentit amerikan.
Sipas një raporti ekskluziv të “Wall Street Journal”, shërbimi sekret izraelit Mossad ka informuar agjencitë amerikane të inteligjencës për një plan të ri iranian që synon eliminimin e Donald Trump.
Megjithatë, Trump la të kuptohet se nuk beson se bëhet fjalë për një kërcënim të ri, duke theksuar se, sipas tij, Irani e ka pasur prej vitesh në shënjestër.
Deklaratat e presidentit amerikan pritet të shtojnë më tej tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit, në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten tejet të acaruara.
Lexo edhe
BOTA
Profecia e frikshme e pasagjerit pak minuta para katastrofës së anijes që vrau 32 persona

Tronditje në Britani/ Ish-ministrja e Burgjeve gjendet e vdekur, dyshime për vrasje

SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit por mban gati objektivat ushtarakë, prioritet diplomacia

Komplot me eksplozivë dhe dronë ndaj Trumpit e Vances, FBI arreston 8 persona

Pse e ndërroi Trump avionin për t’u kthyer nga Turqia? Wall Street Journal: Izraeli informoi SHBA-të për një tentativë të Iranit për…...





