
Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, raportohet se ka vendosur të shesë në mënyrë diskrete jahtin e tij superluksoz “Koru”, me një vlerë të përllogaritur rreth 500 milionë dollarë.
Sipas mediave ndërkombëtare, arsyeja kryesore është madhësia dhe kompleksiteti i mirëmbajtjes së “pallatit” lundrues, që kërkon një menaxhim të konsiderueshëm logjistik dhe financiar.
Jahti mbresëlënës shoqërohet nga një anije mbështetëse e quajtur “Abeona”, me vlerë rreth 75 milionë dollarë. Nuk është ende e qartë nëse kjo e fundit do të përfshihet në marrëveshjen e shitjes.
Raportohet se të dyja anijet kanë një kosto operative vjetore që arrin në rreth 30 milionë dollarë. Edhe pse kjo shumë nuk përbën problem për një nga njerëzit më të pasur në botë, ajo konsiderohet si një faktor që kufizon ndjeshëm numrin e blerësve potencialë.
Shitja e “Koru” pritet të tërheqë interes vetëm nga një rreth shumë i ngushtë miliarderësh, duke qenë një nga jahtet më të mëdha dhe më luksoze në botë.
Koru, e cila mban në harkun e saj një skulpturë prej druri të gruas së tij, Lauren Sánchez Bezos, në formën e një sirene, duket se është bërë shumë e njohur për themeluesin e Amazon.
Koru u ndërtua me një estetikë që të kujton jahtin Eos të mikut dhe miliarderit tjetër të Jeff Bezos, Barry Diller, por në një shkallë shumë më të madhe – gjë që e bën atë veçanërisht të rëndë nga ana logjistike.
Me një gjatësi prej 417 metrash, është ndër jahtet më të mëdha me vela në botë. “Rising Sun” i David Geffen është pak më i gjatë, me 453 metra — me burime që tallen me faktin se miliarderët shpesh vuajnë nga “konkurrenca… detare”.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
5 May09:06
Reuters: Iranit mund t’i duhet deri në një vit për të pasur armë bërthamore
Vlerësimet më të fundit të inteligjencës amerikane tregojnë se afati kohor që do t’i nevojitej Iranit për të...
BOTA
5 May08:46
Frika e një atentati ose grushti shteti mbërthen Putinin, izolohet në bunker!
Njoftimi i dërguar qytetarëve të Moskës për kufizime të mundshme të internetit mobil dhe shërbimeve të mesazheve ...
BOTA
5 May08:43
DW: Koalicioni CDU/CSU e SPD po përballet me vështirësitë politike të ditës, por fajin e kanë gjithmonë të tjerët
Një vit pas fillimit të mandatit koalicioni qeverisës gjerman CDU/CSU e SPD po përballet me vështirësitë e politikës s...
BOTA
5 May08:41
Trump parashikon rënie të ndjeshme të çmimeve të naftës
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka parashikuar se çmimet e naftës do të bien ndjeshëm menjëherë pas përfundimit ...
BOTA
5 May08:25
Macron: Sulmet iraniane ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, të pajustifikuara dhe të papranueshme
Presidenti francez Emmanuel Macron ka dënuar sulmet e Iranit ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, duke i cilësuar ato si “të pajustifi...
BOTA
5 May08:11
Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë fishekzjarrësh, vriten 21 persona, 61 të tjerë të plagosur
Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe 61 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi të fuqi...
BOTA
5 May07:47
Armëpushimi me Iranin ende në fuqi? Donald Trump: Nuk mund ta them këtë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka refuzuar të konfirmojë nëse armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit mbetet ende n&...
BOTA
4 May23:42
U akuzua për magji të zezë, 20-vjeçarja digjet e gjallë! Dëshmitë tronditëse nga gjymtimet
Një turmë e madhe mblidhet rreth një nëne të re të lyer me benzinë, ndërsa ajo hidhet në një gropë p&eu...
BOTA
4 May23:34
Trump: Do të largohem nga detyra pas 'tetë ose nëntë vjetësh'
Presidenti amerikan Donald Trump iu referua me shaka largimit nga detyra pas "tetë ose nëntë vjetësh" gjatë një eventi të fok...