Jo tanke, raketa dhe armë bërthamore! Greqia dhe Turqia “luftë” për bakllavanë, i drejtohen UNESCO-s

Një tjetër mosmarrëveshje kulturore ka shpërthyer mes Greqisë dhe Turqisë, kësaj radhe për origjinën e bakllavasë. Sipas një raporti të gazetës gjermane Hersfelder Zeitung, Ankaraja i ka kërkuar zyrtarisht UNESCO-s që bakllavaja të njihet si pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale të Turqisë.
Vendimi për kërkesën pritet të merret më vonë gjatë këtij viti, në sesionin e 21-të të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, që do të zhvillohet në Xiamen.
Lëvizja e Turqisë ka nxitur reagimin e menjëhershëm të Greqisë, e cila ka paraqitur gjithashtu një kërkesë pranë UNESCO-s, duke argumentuar se bakllavaja lidhet me traditat kulinare bizantine dhe greke të lashta. Nga ana tjetër, Turqia mbështet pretendimin e saj në receta historike të zhvilluara në kuzhinën e Kostandinopojës gjatë periudhës osmane.
Sipas medias gjermane, një njohje e tillë ka rëndësi të madhe jo vetëm për trashëgiminë kulturore, por edhe për promovimin ndërkombëtar, turizmin dhe identitetin kombëtar.
Debati, megjithatë, nuk kufizohet vetëm mes Greqisë dhe Turqisë. Edhe Siria pretendon një traditë të gjatë në përgatitjen e bakllavasë, duke vënë në pah historinë e qyteteve të Aleppo dhe Damask, si edhe cilësinë e njohur të fistikëve të Aleppos, të përdorur në versionet tradicionale të ëmbëlsirës.
Historianët e gastronomisë theksojnë se origjina e bakllavasë është rezultat i një shkëmbimi shumë shekullor të traditave kulinare bizantine, orientale dhe arabe. Sipas tyre, receta është zhvilluar gradualisht në rajone që dikur ishin të lidhura politikisht dhe kulturorisht, shumë kohë përpara krijimit të kufijve modernë shtetërorë, duke e bërë të vështirë përcaktimin e një vendi të vetëm si origjina e saj.
Lexo edhe
BOTA
New York Times: Trump do t'i thotë Erdoganit se është i gatshëm ta rikthejë Turqinë në programin F-35

Zelensky do të kërkojë më shumë sisteme Patriot në samitin e NATO-s: Ukraina ka nevojë urgjente për mbrojtje ajrore

VIDEO/ Polici izraelit filmohet duke hedhur një granatë tymuese brenda makinës së palestinezit

Komisioni Evropian mbështet hapjen e një grupkapitulli të ri për Serbinë

VIDEO/ Burri i fiksuar pas një personazhi vret në mënyrë makabre fqinjin: Doja ta haja, por ishte toksik! Dy veprimet pas krimit





