BOTA

VIDEO/ Kaos në aeroportin e Stambollit, mijëra udhëtarë të bllokuar! Mes tyre edhe shqiptarë

Piranjat Përditësimi i fundit 29 March 2026, 19:01

VIDEO/ Kaos në aeroportin e Stambollit, mijëra udhëtarë

Një situatë shqetësuese po zhvillohet në aeroportin ‘Sabiha Gökçen International Airport’, ku mijëra udhëtarë, mes tyre edhe shqiptarë, kanë mbetur të bllokuar për orë të tëra pas anulimit masiv të fluturimeve. Një qytetar shqiptar ka denoncuar kaosin e krijuar në ambientet e aeroportit. Ai tregon se ka mbi 6 orë që pret, ndërsa askush nuk jep një përgjigje të qartë për situatën.

“Kaos në Stamboll, nuk jep njeri përgjigje. Janë anuluar të gjitha fluturimet, s’ka hotele bosh. U bënë 6 orë që presim. Po thonë për nesër në darkë në orën 24:00 ose të martën në 13:00. Flitet gjoja nga koha e keqe, por s’e dimë të vërtetën. Këtu janë më shumë se 20 mijë udhëtarë në pritje”, shprehet ai.

Pamjet e dërguara nga vendngjarja tregojnë një situatë të rënduar, me turma të mëdha njerëzish të grumbulluar në sallat e pritjes, ku mungesa e informacionit dhe alternativave ka shtuar tensionin.

Sipas raportimeve ndërkombëtare, shkaku kryesor i këtij kaosi lidhet me kushtet e këqija atmosferike që kanë goditur Stambollin, duke ulur ndjeshëm shikueshmërinë dhe duke detyruar autoritetet të vendosin kufizime në fluturime për dy ditë. Kompanitë ajrore si Pegasus Airlines dhe AJet kanë anuluar dhjetëra fluturime, ndërsa disa avionë janë detyruar të devijojnë drejt aeroporteve të tjera për shkak të mungesës së karburantit gjatë tentativave për ulje.

Autoritetet e aeroportit kanë konfirmuar se kufizimet do të vijojnë të paktën deri më 30 mars, duke paralajmëruar se anulime të tjera mund të ndodhin nëse moti nuk përmirësohet. Ndërkohë, situata nuk është e izoluar vetëm në Turqi. Probleme të ngjashme me anulime dhe vonesa janë raportuar edhe në aeroporte të tjera ndërkombëtare, duke prekur mijëra udhëtarë në disa vende.

Për momentin, udhëtarët mbeten në pritje të zhvillimeve të reja, ndërsa frustrimi dhe pasiguria rriten nga ora në orë në një nga aeroportet më të ngarkuara të rajonit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Piranjat News (@newspiranjat)

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?