Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,... 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ...
BOTA

Kaos në Ceuta/ Mijëra emigrantë hyjnë ilegalisht me not nga Maroku në Spanjë, shpallet emergjenca

P
Piranjat30 July 2026, 16:13 · 2 min lexim
Kaos në Ceuta/ Mijëra emigrantë hyjnë ilegalisht me not nga

Ceuta, enklava spanjolle në Afrikën e Veriut, po përballet me një valë të re të emigracionit të paligjshëm. Gjatë ditëve të fundit, mijëra persona kanë tentuar të hyjnë në territorin spanjoll nga Maroku, shumë prej tyre duke notuar në det ose duke kaluar zonat kufitare.

Fluksi i lartë ka mbingarkuar kapacitetet e pritjes, ndërsa autoritetet spanjolle kanë shtuar masat e sigurisë dhe kanë kërkuar mbështetje shtesë nga qeveria qendrore. Situata ka ngritur shqetësime serioze humanitare, pasi disa persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjes për të kaluar kufirin.

Sipas autoriteteve spanjolle, pjesa më e madhe e personave që kanë mbërritur janë shtetas marokenë dhe algjerianë, të cilët synojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian për arsye ekonomike dhe për një jetë më të mirë. Fluksi është favorizuar edhe nga kushtet e mira të motit, ndërsa mediat spanjolle raportojnë se ndikim mund të ketë pasur edhe një vendim i fundit i Gjykatës Supreme të Spanjës, i cili kufizon kthimin e menjëhershëm të migrantëve që mbërrijnë në Ceuta nga deti.

Situata ka marrë edhe përmasa tragjike. Gjatë ditëve të fundit janë raportuar viktima në det, ndërsa Roja Civile dhe ekipet e shpëtimit kanë zhvilluar dhjetëra operacione për të nxjerrë nga uji persona që rrezikonin të mbyteshin.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.