Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme “Surprizat” e motit për ditën e sotme, 7 nëntor 2026 KE: Rritja e turizmit nuk po reflektohet në të ardhura, shumë apartamente me qira jashtë regjistrave E premte “e zezë”/ Gjithçka kthehet “përmbys” për dy shenja horoskopi Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa...
BOTA

Kaos në Siçili nga shpërthimet e Etna-s/ Aeroporti i Katanias mbyllet, hiri arrin deri në Maltë dhe Libi

P
Piranjat12 August 2026, 15:28 · 3 min lexim
Kaos në Siçili nga shpërthimet e Etna-s/ Aeroporti i Katanias

Aktiviteti i vazhdueshëm i vullkanit Etna po shkakton kaos në transportin ajror në Siçili, duke detyruar mijëra pasagjerë të përballen me anulime, vonesa dhe devijime fluturimesh.

Mediat e huaja bëjnë me dije se, për të shtatën ditë radhazi, aeroporti Fontanarossa i Katanias po operon me kufizime të forta për shkak të hirit vullkanik. Mësohet se, aeroporti është mbyllur dhe pritet të qëndrojë jashtë funksionit të paktën deri në orën 18:00, ndërsa ende nuk dihet se kur do të rikthehet normalisht aktiviteti. Hiri i lëshuar nga Etna ka ndikuar ndjeshëm në trafikun ajror.

Sipas vlerësimeve fillestare, rreth 190 fluturime janë devijuar vetëm drejt aeroportit të Palermos, duke prekur rreth 30 mijë pasagjerë. Situata nuk është kufizuar vetëm në Siçili. Reja e hirit vullkanik është përhapur përtej territorit italian, duke arritur deri në Maltë dhe Libi. Autoritetet po monitorojnë nga afër aktivitetin e Etnës, ndërsa kompanitë ajrore vijojnë të përshtatin itineraret në varësi të kushteve të sigurisë dhe përhapjes së hirit.

Radhët në aeroporte

Në mediat sociale, udhëtarët postuan imazhe të radhëve të gjata në sportelet e linjave ajrore dhe u ankuan se në minutën e fundit u ishte thënë se duhej të zhvendoseshin në një aeroport tjetër për t'u nisur. Palermo, Trapani dhe, deri mbrëmë, Comiso ishin alternativat kryesore.

Megjithatë, hiri i detyroi autoritetet të mbyllnin edhe aeroportin e Comiso-s, duke kufizuar më tej opsionet e disponueshme. Të shkosh nga Catania në Palermo ose Trapani është një sipërmarrje e vështirë në vetvete. Autobusët janë plot, makinat me qira janë të pakta, shërbimet e autobusëve janë të rralla dhe taksitë janë të shtrenjta.

Hiri arriti në Libi

Ndërkohë, pak kilometra larg vuajtjeve në Fontanarossa, aktiviteti vullkanik po tërheq qindra vizitorë që ngjiten në zonë për të parë rrjedhat mbresëlënëse të lavës. Sipas Qendrës Këshillimore për Hirin Vullkanik (VAAC) në Tuluzë, reja e hirit vullkanik ka arritur një lartësi prej rreth 5,500 metrash dhe po lëviz drejt jugut dhe jugperëndimit. Sasi të vogla hiri janë regjistruar madje edhe në Maltë dhe Libi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.