BOTA

Kaosi me fluturimet në Britaninë e Madhe prek qindra pasagjerë shqiptarë/ Anulime dhe vonesa në 7 fluturime me Londrën dhe Mançesterin

Piranjat Përditësimi i fundit 8 September 2026, 22:17

Kaosi me fluturimet në Britaninë e Madhe prek qindra pasagjerë

Defekti teknik që paralizoi për disa orë sistemin e kontrollit të trafikut ajror në Britaninë e Madhe ka prekur edhe fluturimet me Shqipërinë. Nga një vëzhgim në faqen e përditësuar të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, të paktën 7 fluturime në linjat me Londrën dhe Mançesterin janë përballur me anulime ose vonesa të gjata.

Në total, 3 fluturime janë anuluar dhe 4 të tjera janë vonuar, duke prekur udhëtarët në të dyja drejtimet mes Shqipërisë dhe Britanisë. Bazuar në kapacitetin e avionëve që përdoren zakonisht në këto linja, situata mund të ketë prekur rreth 1.500 pasagjerë, nëse fluturimet kanë qenë pranë kapacitetit të plotë.

Nga fluturimet që mbërrinin në Tiranë, u anulua British Airways BA378 nga aeroporti Heathrow, i planifikuar të mbërrinte në orën 23:05, si dhe Ryanair UK RK8292 nga Mançesteri, me mbërritje të planifikuar në orën 21:30. Ndërkohë, fluturimi Wizz Air UK nga Londra Luton drejt Tiranës, që duhej të mbërrinte në 18:35, u shty me mbi 4 orë për pas mesnate.

Probleme pati edhe në nisjet nga Tirana. Fluturimi Wizz Air UK W95005 për Londër Luton, i planifikuar të nisej në orën 19:10, është shtyrë për në 01:00 të mëngjesit. Edhe fluturimi Wizz Air UK W95006, që duhej të nisej në 20:00, është vonuar për në 00:30. Fluturimi Ryanair UK RK8293 për Mançesterin është anuluar, ndërsa fluturimi Wizz Air UK W5460 për Londër Luton, i planifikuar për në orën 00:30, është vonuar për në 01:40.

Problemet u shkaktuan nga një defekt teknik në sistemin e National Air Traffic Services (NATS), që menaxhon kontrollin e trafikut ajror në Britani. Defekti çoi në anulimin e mbi 650 fluturimeve në të gjithë vendin, ndërsa NATS njoftoi më vonë se problemi ishte zgjidhur dhe sistemi kishte nisur të rikthehej gradualisht në funksion.

Pasagjerëve u rekomandohet të kontrollojnë statusin e fluturimit me kompanitë ajrore përpara se të nisen drejt aeroportit.

Kaosi me fluturimet në Britaninë e Madhe prek qindra pasagjerë

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?