Keir Starmer në fjalimin e fundit si kryeministër: Puna ime ka mbaruar

Keir Starmer ka mbajtur fjalimin e tij të fundit si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, pak para dorëzimit zyrtar të detyrës te pasardhësi i tij, Andy Burnham. Në deklaratën e mbajtur jashtë Downing Street, ai e mbylli fjalën me shprehjen 'Puna ime ka mbaruar'.
Gjatë fjalimit, Starmer bëri një përmbledhje të rrugëtimit të tij politik, duke kujtuar se gjatë 6 viteve e gjysmë në drejtimin e Partisë Laburiste arriti ta transformonte atë nga humbja e zgjedhjeve të vitit 2019 në një forcë fituese, që siguroi një shumicë të gjerë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2024. Ai e cilësoi drejtimin e qeverisë si nderin më të madh të jetës së tij dhe u shpreh se beson se Mbretëria e Bashkuar është sot më e fortë dhe më e drejtë se sa ishte dy vite më parë.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, Starmer pohoi se varfëria e fëmijëve ishte zvogëluar, imigracioni ishte kufizuar, mbrojtja e vendit ishte forcuar dhe pozicioni ndërkombëtar i Mbretërisë së Bashkuar ishte përmirësuar. Në të njëjtën kohë, ai e përshkroi si përvojën më të madhe të kryeministrit të tij mundësinë për të parë nga afër veprimet dhe kontributet e popullit britanik, nga oficerët e forcave të armatosura dhe Sistemit Shëndetësor Kombëtar deri te miliona vullnetarë që kontribuojnë në komunitetet e tyre lokale.
Njëkohësisht, ai iu referua sfidave ndërkombëtare, duke vënë në dukje se në një kohë kur, siç tha ai, kundërshtarët e vendit kërkojnë ta ndajnë atë, përfshirë edhe për shkak të mbështetjes së palëkundur të Britanisë për Ukrainën, uniteti kombëtar është më i rëndësishëm se kurrë. Duke përfunduar fjalën e tij, ai i uroi kryeministrit të ri suksese, falënderoi stafin e Downing Street dhe bashkëshorten e tij Victoria për mbështetjen e tyre dhe deklaroi se po largohej me një buzëqeshje dhe krenari për atë që kishte arritur qeveria e tij.
Starmer ka paraqitur zyrtarisht dorëheqjen e tij si Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, njoftoi Pallati Buckingham. Sipas deklaratës, Starmer u takua me Mbretin Charles të hënën në mëngjes, të cilit i paraqiti dorëheqjen nga pozicionet e Kryeministrit dhe Lordit të Parë të Thesarit. Monarku e pranoi dorëheqjen. Pallati njoftoi gjithashtu se në takimin me mbretin mori pjesë edhe bashkëshortja e Kryeministrit në largim, Victoria Starmer.
Lexo edhe
BOTA
KE i vendos gjobë prej 550 mln eurosh “AliExpress”: Produkte të rrezikshme dhe të falsifikuara

VIDEO/ Ukraina lëshon mbi 400 dronë drejt Moskës, Rusia: 85 u rrëzuan pranë kryeqytetit

Kërcënon Irani: Asnjë pikë nafte apo gaz natyror nuk do të kalojë nëpër Ngushticën e Hormuzit

“Mund ta kthejë vendin në BE”, Andy Burnham merr sot detyrën si kryeministër i Britanisë

Kryebashkiakja japoneze bën histori, bëhet e para në vend që merr leje lindjeje nga posti drejtues

Rubio: Irani po e përdor Ngushticën e Hormuzit si mjet presioni

Zbulohet “qyteti i humbur” në malet e Uzbekistanit, teknologjia LiDAR nxjerr në dritë një qendër të madhe të Rrugës së Mëndafshit...

Kërcënon Irani: Asnjë pikë nafte apo gaz natyror nuk do të kalojë nëpër Ngushticën e Hormuzit





