Kolonët izraelitë rrethojnë familjet palestineze në një fshat të Bregut Perëndimor, reagon ashpër IDF: Veprim i paligjshëm

Organizatat e të drejtave të njeriut i kanë bërë thirrje autoriteteve izraelite të ndërhyjnë për mbrojtjen e banorëve. Sipas familjeve Abu Ridi dhe Hassan, kolonët kanë bllokuar hyrjet dhe rrugët pranë banesave, duke i lënë banorët të izoluar.
Një ambulancë palestineze u lejua të mbërrinte te familjet vetëm të martën në mbrëmje, duke sjellë ushqime dhe marrë një fëmijë për trajtim mjekësor.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë kolonë duke shembur një mur pranë shtëpisë së familjes Abu Ridi dhe duke përdorur gurët për të bllokuar rrugën. Si pasojë, shtatë persona, mes tyre dy vajza të vogla, nuk kanë mundur të largohen nga banesa.
Qusay Abu Ridi tha në rrjetet sociale se situata ishte kritike, duke theksuar se familja ishte “plotësisht e izoluar”. Ndërsa Aysha Hassan deklaroi se kolonët kishin tentuar të thyenin portën e shtëpisë dhe kishin hedhur gurë ndaj familjes.
Të mërkurën, forcat izraelite të sigurisë u përplasën me një turmë kolonësh në zonën ku ishte ngritur një pikë e re kolonësh. Sipas raportimeve, në vendngjarje kishin mbetur rreth një duzinë kolonësh, ndërsa forcat e sigurisë përdorën gaz lotsjellës dhe granata tymuese.
Ushtria izraelite, përmes një deklarate, e dënoi ngritjen e postbllokut dhe hyrjen në pronat palestineze, duke e cilësuar këtë veprim “të paligjshëm, të dënueshëm dhe të papranueshëm”. Sipas IDF-së, policia kufitare evakuoi një tendë ku qëndronin kolonët dhe po punonte për largimin e tyre.
Ngjarja ka shkaktuar reagime edhe nga organizatat izraelite të të drejtave të njeriut. Yesh Din i bëri thirrje ushtrisë të mbronte familjet e rrethuara, të largonte kolonët nga zona dhe të mbante përgjegjës personat e përfshirë.
Banorët e Qusrës thonë se incidenti është pjesë e një serie sulmesh të përsëritura. Kryetari i fshatit, Abdel Azim Wadi, e përshkroi situatën si një “model të qartë dhe të qëndrueshëm të shënjestrimit” të komunitetit. Muajin e kaluar, një xhami e sapopërfunduar në fshat u dogj dhe pranë saj u shfaqën grafite në hebraisht.
Lexo edhe
BOTA
Ukraina pagoi mbi 1 miliard dollarë për armë që nuk mbërritën në kohë

Tërmeti në Kolumbi paralizon eksportet e kafesë në mbarë botën

VIDEO/ Momenti kur jahti luksoz 50 mln euro përplaset në kanal

NATO dënon shkeljet e hapësirës ajrore të Polonisë dhe Rumanisë nga dronë dhe avionë rusë

Mrekulli në Kolumbi, 32-vjeçarja nxirret e gjallë pas 36 orësh nën rrënoja





