BOTA

Kompanitë fasadë të IP-ve në Serbi e Mal të Zi fshehin gjurmët e ndërhyrjeve kibernetike ruse

Piranjat Përditësimi i fundit 9 September 2026, 17:39
Kompanitë fasadë të IP-ve në Serbi e Mal të Zi fshehin

Sipas gjetjeve të një investigimi të BIRN, Serbia dhe Mali i Zi po luajnë rol kyç si baza të infrastrukturës komplekse që mbështet operacionet ruse të krimit kibernetik dhe dezinformimit në Evropë.

NgaAleksa Tesic dhe Milos Katic - BIRN

Në një apartament në katin e nëntë në qytetin qendror serb të Krusevacit, BIRN gjurmoi kompaninë e shërbimeve të hostimit në internet eServer, në pronësi ruse. Ajo u regjistrua në muajt pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, në prill 2022, nga 43-vjeçari Maxim Azarov. eServer-i i Azarovit ka lidhje me disa entitete ndaj të cilave janë vendosur sanksione nga shtetet perëndimore, përfshirë Aeza Group dhe një tjetër ofrues rus të shërbimeve BPH, Stark Industries Solutions.

Aeza Group, një i ashtuquajtur ofrues i shërbimeve të hostimit “bulletproof” (BPH), u sanksionua në korrik të vitit të kaluar nga Shtetet e Bashkuara, të cilat e akuzuan se mbështeste kriminelët kibernetikë në sulme me ransomëare, vidhte teknologji amerikane dhe shiste drogë në tregun e zi. Stark Industries Solutions është një tjetër ofrues rus i hostimit “bulletproof”. Bashkimi Evropian e sanksionoi në maj të vitit të kaluar, nën akuzën se ofronte infrastrukturë kritike digjitale për aktorë të lidhur me shtetet e Rusisë dhe Bjellorusisë, të përfshirë në sulme kibernetike dhe luftë hibride.

Ofruesit e shërbimeve BPH përkufizohen si subjekte që shesin akses në serverë të specializuar dhe infrastrukturë të tjera të teknologjisë së informacionit, të projektuar për t’i ndihmuar kriminelët kibernetikë t’i shmangen zbulimit.

Azarovi nuk është i vetmi i këtij lloji në Serbi. Një investigim i BIRN ka zbuluar se disa ofrues të tjerë shërbimesh të regjistruar në vend kanë lidhje me ekosistemet e adresave IP të kompanive ruse të sanksionuara, si dhe me infrastrukturën e përdorur në aktivitete të fshehta ruse të ndikimit dhe dezinformimit. Këto kompani shërbejnë si kanale për grupime adresash IP, të njohura si vargje IP, duke i marrë ose përcjellë ato nga entitete të tjera të identifikuara për aktivitete keqdashëse ose ndaj të cilave Perëndimi ka vendosur sanksione.

Aktorët e huaj shpesh krijojnë kompani të tilla “të disponueshme” si fasadë në vende të tjera, tha Ian Campbell, inxhinier i lartë i operacioneve të sigurisë dhe studiues i kërcënimeve në kompaninë amerikane të sigurisë kibernetike DomainTools.

“Ne shohim aktorë që zhvendosin blloqe adresash IP ndërmjet sistemeve të ndryshme autonome”, tha Campbell për BIRN.

“Ata e bëjnë këtë pikërisht sepse e dinë se një ofrues do ta vonojë një kërkesë për mbyllje ose marrjen e masave për zbatimin e ligjit për një kohë të mjaftueshme, duke u mundësuar atyre të zhvendosin me shpejtësi një bllok adresash IP te një sistem tjetër autonom.”

Pronësia e fshehur

Një adresë e Protokollit të Internetit, ose adresë IP, është një varg unik numrash që i caktohet çdo pajisjeje të lidhur me një rrjet interneti, duke shërbyer si një adresë postare digjitale që u mundëson pajisjeve të identifikojnë dhe të komunikojnë me njëra-tjetrën përmes internetit.

Në vitin 2011, rezervat globale të grupeve të reja dhe të lira të adresave IP nisën të shteronin; vargjet e adresave IP që sot shpërndahen nga regjistrat rajonalë, si Regjistri Rajonal i Internetit për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore, i njohur si RIPE NCC, shiten, jepen me qira ose transferohen ndërmjet kompanive si burime të kufizuara. Regjistrat, qoftë RIPE NCC në Evropë, për shembull, apo ARIN në Amerikën e Veriut, i regjistrojnë këto ndryshime.

Rregullat për mënyrën se si mund të transferohet pronësia ndryshojnë nga një rajon në tjetrin, por në përgjithësi blerësit dhe ndërmjetësit verifikojnë blloqet e adresave IP për t’u siguruar se ato nuk janë identifikuar më parë në listat globale të sigurisë kibernetike për operacione keqdashëse; blerësit dhe shitësit duhet të paraqesin prova të të drejtave të tyre të regjistrimit dhe të identitetit të kompanisë.

Mbajtësit nuk mund t’i rishesin blloqet e adresave IP për një periudhë të caktuar – për shembull, dy vjet në Evropë ose 12 muaj në Afrikë.

Megjithatë, kompanitë e identifikuara gjatë këtij investigimi, në Mal të Zi dhe Serbi, po blejnë ose marrin me qira grupe blloqesh IP nga të ashtuquajturit ofrues “upstream” dhe më pas ua ndajnë ose ua japin me qira ato “downstream” rishitësve të tjerë ose përdoruesve fundorë.

Kjo shërben për të fshehur pronësinë. Përdoruesit fundorë mund të mos e dinë se kush i zotëron përfundimisht blloqet që ata përdorin.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?