Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
BOTA

Komplot për rrëzimin e avionit të Trump? CIA vuri në dyshim informacionin e Izraelit

P
Piranjat13 August 2026, 10:15 · 3 min lexim
Komplot për rrëzimin e avionit të Trump? CIA vuri në dyshim

Analistët e CIA-s shprehën dyshime ndaj administratës së Donald Trump për informacionet e inteligjencës izraelite lidhur me një komplot të dyshuar iranian për vrasjen e presidentit amerikan.

Sipas një raportimi të The Washington Post, ky informacion ishte arsyeja që Trump u largua në mënyrë të fshehtë nga Turqia me një avion ushtarak, pasi ndërroi avion në aeroportin e Ankarasë muajin e kaluar.

Sipas zyrtarëve aktualë dhe ish-zyrtarëve amerikanë të cituar nga gazeta, Izraeli kishte informuar CIA-n për kërcënimin, por analistët amerikanë nuk e konsideruan informacionin bindës. Një prej tyre e përshkroi atë si informacion “të ardhur nga Izraeli, jo të gjeneruar nga SHBA-të” dhe me nivel të ulët besueshmërie.

Megjithatë, një tjetër zyrtar tha se Shërbimi Sekret nuk mund të merrte rreziqe, duke theksuar se presidenti kishte përjetuar disa raste të afërta me rrezikun.

“Ata bënë atë që duhej të bënin”, tha ai.

Sipas raportimit, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ishte informuar për kërcënimin, por vendosi të udhëtonte me avionin që dyshohej se mund të ishte në shënjestër, çka mund të tregojë se ai kishte një nivel të caktuar besimi se avioni ishte i sigurt.

Shtëpia e Bardhë nuk komentoi drejtpërdrejt raportimin, ndërsa një zyrtar amerikan tha se Trump ka përballuar “kërcënime të shumta” ndaj jetës së tij, përfshirë edhe nga Irani, dhe se merren të gjitha masat e nevojshme për garantimin e sigurisë së presidentit.

Trump ndodhej në Ankara për samitin e NATO-s kur u vendos që të largohej fshehurazi nga Air Force One dhe të hipte në një avion ushtarak. Sipas raportimeve të Wall Street Journal dhe New York Times, inteligjenca amerikane kishte marrë informacion se Irani mund të përdorte raketa tokë-ajër, përfshirë raketa të lëshuara nga krahu, për të goditur avionin presidencial.

Madje, sipas burimeve amerikane, autoritetet iraniane dyshohet se kishin identifikuar vendndodhjen e saktë të Trump në Ankara, deri në katin e hotelit ku qëndronte.

Kërcënimet ndaj Trump vijnë në një kohë kur tensionet SHBA-Iran mbeten të larta. Regjimi iranian ka kërcënuar publikisht me vrasjen e presidentit amerikan që prej vitit 2020, pas eliminimit të gjeneralit iranian Qassem Soleimani nga SHBA-të.

Raportimet e fundit shtojnë një tjetër element në shqetësimet e autoriteteve amerikane për sigurinë e Trump, i cili ka qenë objekt i disa kërcënimeve dhe planeve të dyshuara për atentat.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.