Konflikti Ukrainë-Rusi/ Zelensky: Do të takohemi me Trump në New York, shumë gjëra mund të ndryshojnë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Donald Trump dhe se dy liderët kanë rënë dakord të takohen në Nju Jork. Zelensky e cilësoi bisedën si të rëndësishme, ndërsa shtoi se aktualisht ka një dinamikë diplomatike në përpjekjet për arritjen e paqes.
Zelensky falënderoi Trump për vizitën e fundit në Kiev të përfaqësuesve amerikanë Steve ëitkoff dhe Jared Kushner. Sipas tij, gjatë vizitës u diskutuan në detaje çështjet kryesore të situatës dhe përfaqësuesit amerikanë patën mundësi të shihnin nga afër kushtet në Ukrainë. Presidenti ukrainas theksoi se procesi i paqes mbetet prioriteti numër një për Kievin.
Mediat shkruajnë se Zelensky përshëndeti gjithashtu nënshkrimin nga Trump të një projektligji që parashikon sanksione të reja ndaj Rusisë, duke theksuar se qëllimi i përbashkët duhet të jetë arritja e paqes.
Lexo edhe
BOTA
Zgjedhjet në Gjermani/ Merz: Rezultati në Mecklenburg është katastrofë, por nuk do të tërhiqem nga drejtimi i partisë

Pronari italian vrau Gjovalin Lazrin, reagon Salvini: I përqafoj ata që mbrojnë veten

VIDEO/ Trafikanti i kokainës qan si fëmijë kur prangoset nga policia në gjumë!

Kosta Rika ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Kubën

FOTO/ Eutanazi pas tmerrit që përjetoi. Mjekët: Dëshira e vajzës nuk duhej të ishte pranuar!

Operacioni Vivaldi/ Forcat ukrainase vendosin për herë të parë robotë tokësorë

Italia masa të ashpra kundër emigrantëve. Ja rregullat e reja

'Eliminojeni pa gjurmë', BBC: Çadra me majë helmi u përdor për një vrasje të KGB-së, në tokën britanike





